Domenech e pret Henryn

Selektori i Francës, Raymond Domenech, ka përjashtuar sugjerimet se mungesa e paraqitjeve të vazhdueshme të sulmuesit Thierry Henry në Barcelonë rrezikon përfshirjen e tij në ekip për Kampionatin botëror.
“Kam respekt për futbollistë të mëdhenj dhe Thierry ishte dhe mbetet i tillë. Ai nuk është duke luajtur, por gjendet në Barcelonë, përballet me konkurrencë të fortë. Është periudhë e vështirë, por ne do të bisedojmë kur të vjen koha. Duhet të presim deri më 11 maj”, tha Domenech për Canal +.