E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime në strukturën e FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit do t’i nenshtrohet ndryshimeve ne strukturat e saj me fillimin e sezonit te ardhshem. Sekretari i pergjithshem i saj Eduard Prodani ka thene se keto ndryshime do te behen per te permiresuar futbollit shqiptar. Duke folur per Alsat, Prodani eshte shprehur se kjo nuk ka te beje me krijimin e komisionit te kategorise Superiore.

“Gjithë struktura e federatës do të adoptohet, do të ndryshojë, do të përmirësohet. Ne po mendojmë për një formë më të përshtatshme organizimi, qëllimi i se cilës do të jetë funksionimi më i mirë dhe përballimi më mirë i sfidave dhe objektivave që federatës i janë vënë për këtë 4-vjeçar nga mbledhja e Asamblesë. Sektori i garave, dhe brenda tij sektori i arbitrave do t’i nënshtrohen këtij procesi. Kjo nuk ka të bëjë shumë me komisionin e kategorisë superiore” tha Prodani.

Pak dite me pare Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se solli nje risi me krijimin e komisionit te kategorise Superiore, qe eshte hapi i pare drejt Liges Profesioniste.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›