E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Rossi fiton çmimin e parë

Valentino Rossi ka fituar garen e pare te boterorit 2010 ne MotoGP, duke nisur ne menyren me te mire mbrojtjen e titullit kampion. Ne cirkutin e Losail, piloti italian i Jamahas mori kryesimin e gares ne xhiron e 22-te, duke perfituar nga rrezimi i Casey Stoner. Australiani i Dukatit, i cili u nis i pari nuk arriti ta perfundonte garen, duke i dhene mundesi Rosit te kontrollonte me tej i qete vendin e pare deri ne kalimin e finishit.

Ne vendin e dyte ne Cmimin e Madh te Katarit u rendit shoku i tij i skuadres Jorge Lorenzo. Piloti spanjoll, i cili garoi me nje demtim ne doren e djathte mori vendin e trete ne xhiron e 20-te pasi kaloi Dukatin e Nicky Hayden, ndersa ne xhiron e fundit kaloi dhe pilotin e Honda Andrea Dovizioso, duke i dhene Jamahas nje fitore me dy pilote ne vendin e pare dhe te dyte. Divizioso u rendit i treti, duke u ngjitur ne podin e fitueseve ne garen e pare te ketij sezoni ne MotoGP.

Ne garen e pare te Boterorit Moto 2, fitorja shkoi per japonezin 19 vjecar te skuderise Suter, Shoya Tomizaëa, nderkohe qe ne klasin 125 cc gara u fitua nga piloti I Aprilias, Nicol Terol. Boterori 2010 ne MotoGP do te vazhdoje pas dy javesh me Cmimin e Madh te Japonise.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›