Domenek kerkon 3 milione euro demshperblim

Ish-trajneri i kombetares franceze do te kerkoje nje demshperblim prej 29 milione eurosh per shkarkimin nga ana e Federates Franceze te Futbollit menjehere pas deshtimit ne Kupen e Botes. Sipas perfaqesuesit ligjor te teknikut Zhan-Iv Koneson shuma e kerkuar per demshperblim bazohet ne demin financiar prej 400 mije eurosh nga pushimi nga puna si dhe ne demin profesional dhe moral. Keta te fundit vleresohen me tri rroga vjetore. Kerkesa eshte dorezuar ne gjykaten e punes ne Paris dhe vendimi perfundimtar pritet te merret rreth fundit te 2011-s ose fillimit te 2012-s. Nuk zgjidhet nje krize kolektive duke hequr nga puna nje njeri te vetem. Sipas presidentit te federates Fernand Dukausoi vendimi u justifikua me shkaqe politike e jo juridike. Shkarkimi eshte bere ne menyre te parregullt - beri te ditur avokati i Rajmond Domenekut ish-trajnerit te perfaqesueses transalpine qe u eliminua qysh ne fazen e grupeve ne boterorin afrikano-jugor.