Turqia do perfshirjen ne dialog

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan gjate nje vizite ne Prishtine tha se vendi i tij mund te luaje rol pozitiv ne keto bisedime meqe ka raporte te mira me te dyja palet.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se dialogu Prishtine-Beograd dhe zgjedhjet e 12 dhjetorit do te ndikojne ne njohjet e reja te Kosoves. Gjate vizites ne Kosove Erdogan tha se Turqia eshte e gatshme te luaje cfaredo roli ne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise. Turqia nje nga vendet e para qe ka njohur pavaresine e Kosoves eshte shprehur e gatshme qe te marre ndonje detyre ne bisedimet e ardhshme mes Prishtines dhe Beogradit.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan gjate nje vizite ne Prishtine tha se vendi i tij mund te luaje rol pozitiv ne keto bisedime meqe ka raporte te mira me te dyja palet.
Ne momentin qe te na vije ftesa ne jemi gati. Mos kini asnje shqetesim asnje hezitim per kete pasi ne duam qe ketu te krijohet nje ambient paqesor pasi cdo gje e mire ndodhet te paqja.
Ketu ka qytetare me origjine serbe dhe ne mendojme se Kosova do ta sfidoje edhe kete ceshtje te veshtire. Ne kemi zhvilluar raporte me Beogradin dhe e dime se edhe zyrtaret atje presin nga ne tha Erdogan ne nje konference te perbashket me kryeministrin ne doreheqje Hashim Thaci.
Nje detyre e tille eshte mirepritur nga kosovaret. Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci pasi nenvizoi angazhimin kosovar per bashkepunim me fqinjet e ne kete mes edhe me Serbine tha se Turqia mund te luaje rol te rendesishem.
Une dua te besoj se po shoh nje vullnet me te mire dhe me pozitiv edhe ne Beograd ne menyre qe te ndertohen keto relacione ndershteterore dhe dy vendet tona edhe Kosova edhe Serbia si vende te pavarura te jene pjese e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Une dua te besoj se edhe roli i kryeministrit Erdogan dhe shtetit turk eshte i rendesishem edhe ne relacionet Prishtine-Beograd por edhe ne pergjithesi per paqen stabilitetin bashkepunimin rajonal. Ky rol nga ana ime eshte i mirepritur tha Thaci.
Kosovaret presin nga Turqia qe te luaje rol pozitiv si anetare e Konferences se Vendeve Islamike ne rritjen e njohjeve te Kosoves te pakten nga shtetet e kesaj konference.
Kryeministri turk nuk dha detaje por tha se sinjale per njohje ka edhe nga ky organizem.
Une kam bindjen se pas shpalljes se mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te vazhdoje te rritet numri i njohjeve dhe dialogu ne mes te Prishtines dhe Beogradit do te jape kontribut te rendesishem ne kete drejtim.
Nje shtyse kesaj do ti japin edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit qe do te mbahen ketu tha Erdogan i cili vizitoi Kosoven vetem nje dite pas shperndarjes se Kuvendit - hap ky qe pasoi mocionin e mosbesimit te Qeverise.
Kryeministri turk do te qendroje ne Kosove dy dite. Ai diten e sotme e mbyll ne Prizren ku nder te tjera do takohet me qytetare ndersa kuvendi komunal do ta shpalle qytetar nderi te Prizrenit. Ne Prizren eshte me e perqendruar popullsia turke nderkohe qe ne kete komune gjuhe zyrtare eshte edhe turqishtja.