E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack Qeveria e re te bisedoje me Beogradin

Ajo theksoi rendesine qe nga keto zgjedhje te dale nje qeveri e fuqishme e cila sic tha ajo duhet te nise bisedimet me Beogradin. Pack i beri keto komente pas nje takimi qe zhvilloi me ushtruesin e detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack shprehu bindjen se Kosova do ti kaloje ne menyre demokratike proceset e ardhshme qe nderlidhen me zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Ajo theksoi rendesine qe nga keto zgjedhje te dale nje qeveri e fuqishme e cila sic tha ajo duhet te nise bisedimet me Beogradin. Pack i beri keto komente pas nje takimi qe zhvilloi me ushtruesin e detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Perfaqesues te Bashkimit Evropian theksuan nevojen per krijimin e nje qeverie te fuqishme pas zgjedhjeve te jashtezakonshme te 12 dhjetorit ne Kosove - qeveri e cila sic thuhet duhet te nise bisedimet me Beogradin zyrtar. Shperndarja e Kuvendit dhe votimi i mocionit te mosbesimit per Qeverine Thaci vleresohen si procese demokratike nga zyrtaret evropiane. Eurodeputetja Doris Pack shprehu bindjen se Kosova do ti kaloje ne menyre demokratike zgjedhjet e jashtezakonshme dhe proceset pasuese qe nderlidhen me to.

Ajo theksoi rendesine per themelimin e nje qeverie te fuqishme qe do te niste dialogun me shtetin serb. E keni bere dje me nje diskutim normal me nje votim normal dhe tani keni vendosur te shkoni ne zgjedhje me 12 dhjetor. Do te perpiqem te jem ketu me ju ne ate dite te vecante. Mirepo shpresoj se pastaj do te keni vertet nje qeveri te fuqishme e cila duhet te shikoje perpara lidhur me ate qe eshte vendosur me ndihmen e Bashkimit Evropian. Kjo do te thote se duhet te kete bisedime per situaten e dy shteteve fqinjesore e mike u shpreh Pack pas nje takimi qe zhvilloi me ushtruesin e detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi. Ky i fundit ritheksoi gatishmerine e autoriteteve kosovare per te biseduar me palen serbe por tha se pergjegjesine per kete proces duhet ta kete qeveria qe del nga zgjedhjet e dhjetorit.

Ne jemi per bisedime. Sigurisht qe zgjedhjet e jashtezakonshme kerkojne konstituimin e institucioneve te Kosoves dhe fillimin e bisedimeve. Mendoj se ne kete rrafsh jemi plotesisht dakord qe institucionet e Kosoves te dala nga zgjedhjet duhet te marrin pergjegjesine e bisedimeve tha Krasniqi. Miratimin per nisjen e dialogut me Prishtinen e ka dhene kohe me pare edhe Beogradi zyrtar.

Thirrjet per pjesemarrje ne zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove qe disa parti politike ne Serbi u kane drejtuar banoreve serbe ne vend Pack i cilesoi si sinjal pozitiv per procesin e bisedimeve ndermjet dy vendeve. Ajo theksoi mbeshtetjen e Bashkimit Evropian per Kosoven ndersa beri te ditur se obligim i Parlamentit Evropian do te jete bindja e pese shteteve anetare te BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven qe ta ndermarrin nje hap te tille.

Ne duhet ti bindim pese shtetet e mbetura qe ta njohin Kosoven. Nuk ka me arsye te mos ndodhe kjo. Kjo eshte puna jone theksoi ajo duke hedhur poshte mundesine qe zhvillimet e fundit ne skenen politike ne vend te kene ndikuar negativisht ne imazhin e ketyre pese vendeve evropiane per Kosoven.

Gjate dites Pack zhvilloi nje takim me kryeministrin ne doreheqje Hashim Thaci dhe u nderua me cmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtines.

Gjate fjalimit te saj ne ceremonine solemne ne kete universitet Pack nder te tjera foli per te ardhmen evropiane te Kosoves duke theksuar se Kosova sikurse vendet e tjera te rajonit e ka mundesine per te qene pjese e Bashkimit Evropian. Ajo tha se cdo shtet i Ballkanit Perendimor do te mirepritet ne BE nese i permbush kriteret e Kopenhages harmonizon legjislacionin vendor me ate evropian dhe krijon marredhenie normale me vendet fqinje. Permbushja e ketyre kritereve sic theksoi Pack do te varet kryesisht nga puna e institucioneve kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›