E Diel, 1 Nëntor 2026

Domenik Stros Kan shpreh pendim per incidentin me pastruesen e hotelit

Ne intervisten e tij te pare televizive qe kur u arrestua ne Nju Jork ish kreu i Fondit Monetar Nderkombetar Domenik Stros Kan tha se eshte penduar per incidentin me pastruesen e hotelit por i quajti genjeshtra akuzat e saj per perdhunim.

Zoti Stros-Kan u intervistua nga nje gazetare qe eshte mike e bashkeshortes se tij ne kanalin televiziv francez TF1. Zoti Sros-Kan tha se marredhenia e tij me pastruesen ishte me pelqimin e te dy paleve duke kembengulur se nuk kishte perdorur dhune.

Ai e quajti incidentin nje deshtim moral. Po ashtu ish kreu i FMN-se i mohoi akuzat e shkrimtares franceze Tristane Banon e cila thote se ai u perpoq ta perdhunonte ne vitin 2003. Ai i quajti akuzat e saj imagjinare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›