E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedime Izrael- Palestine Fayyad takim me Barak

Kryeministri palestinez Salam Fayyad u takua në Nju Jork me ministrin izraelit të mbrojtjes Ehud Barak, në një kohë që Kuarteti për Lindjen e Mesme vazhdon përpjekjet për të bindur autoriteti palestinez të mos u kërkojë Kombeve të Bashkuara njohjen e një shteti palestinez; për të shmangur kështu një ballafaqim të tensionuar ne zemër të Këshillit të Sigurimit.

Fundi i këtij ballafaqimi dihet tashmë, pasi Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të vendosin veton. SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke u përpjekur që të organizojnë bisedime të reja paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve. Për këtë, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe e ngarkuara e BE-së me politikën e Jashtme Katrin Eshton u takuan në Nju-Jork. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin krijimin e shtetit palestinez, por thonë se kjo duhet të arrihet nëpërmjet negociatave me Izraelin.

Liderët palestinezë theksojnë se diskutimet me Izraelin për vite të tëra kanë dështuar dhe kanë rezultuar pa ndonjë progres real. Ata tashmë shpresojnë se do të arrijnë njohje nëpërmjet Kombeve të Bashkuara. Në territoret e ndara mes Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, megjithatë 23 shtatori është dita e shpresës; dita kur kreu i autoritetit palestinez Mahmud Abbas do të prezantojë kërkesën formale për aderim të shtetit palestinez ne OKB, sipas kufijve të vitit 1967: Bregu perëndimor, Rripi i Gazës dhe Jeruzalemi Lindor.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›