E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavez ne Kube kryen raundin e 4 te kemioterapise

President i Venezuelës, Hugo Cavez ka mbërritur në Kubë për të kryer raundin e katërt të kemioterapisë, për të cilën ai thotë se do të jetë e fundit. Ai është pritur nga presidenti kubanez Raul Kastro. Ai është shoqëruar dhe nga miku i tij i ngushtë, presidenti bolivian, Evo Morales, i cili do të nisë dhe një vizitë zyrtare ditën e sotme.

Edhe pse po lufton me kancerin, 57 vjecari Cavez deklaron se ka plane për të kandiduar dhe për një tjetër mandate 6 vjecar presidencial. Ai ka cuar Venezuelën në vendine parë për eksportimin e naftës nga vendet latine që nga 1999, dhe dëshiron të qëndrojë në detyrë deri në 2025 për të konsoliduar stilin e tij revolucionar.  Cavez, i cili ndryshoi Kushtetutën për të rikandiduar gjithmonë, tha se do të kthehet në Venezuelë nga mesi i javës, pas trajtimit të tij pesë ditor.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›