E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domingo me album të ri

Tenori i jashtëzakonshëm, Placido Domingo, publikoi albumin e tij të ri në Spanjë, të titulluar, Amore Infinito. Duke folur në Madrid, pas pjesëmarrjes së tij në ceremonitë për rënien e murit të Berlinit, Domingo tha se albumi i tij i fundit ishte frymëzuar nga poemat e Papa Gjon Palit të Dytë.

Arsyeja kryesore për këtë publikim është që tu tregoj njerëzve se çfarë njeriu i mrekullueshëm ishte Papa. Ai kishte një forcë të jashtëzakonshme u shpreh tenori me famë ndërkombëtare.

Në këtë album, të cilin fillimisht e prezantoi në Vatikan, artisti spanjoll këndon një duet me yllin kanadez, Josh Groban, italianin Andrea Bocelli, amerikanen Vanesa Williams si dhe me djalin e tij, Placido Domingo Jr.

Këngët në gjuhën angleze, spanjolle dhe italiane janë të bazuara në poemat e Papa Gjon Palit të dytë, të shkruara përpara se ai të merrte detyrën e rëndësishme në Vatikan në vitin 1978.

Domingo tha se albumi i tij i fundit, nuk mund të konsiderohej klasik në mënyrë të prerë duke qenë se ai kishte tinguj pop në të.

Nuk besoj se do i bëj klerikët që të kërcejnë. Ajo që unë jap nëpërmjet këtij albumi është një mesazh. Siç e thashë, ai ka melodi që për ekspertët kanë karakter klasik, por nëse analizohen siç duhet, kanë stil modern dhe ritëm në orkestrim u shpreh Domingo.
Disa prej këngëve janë realizuar nga orkestra simfonike e Londrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›