Lufta për Kosovën

Nëse është dikush që duhet falënderuar më së shumti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ai është populli dhe shteti amerikan. Mirëpo, duhet ditur se përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit shqiptar nuk ka qenë vetëm në këto vitet e fundit, por ajo i ka rrënjët që në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, kur Presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson kishte penguar copëtimin e Shqipërisë dhe kishte garantuar shtetin shqiptar. Por, lufta e Perëndimit për të ndihmuar popullin shqiptar vërehet edhe shumë herët.
Shkrimtari, historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi luftën e Perëndimit për Kosovën por edhe për shqiptarët në përgjithësi e ka shtjelluar në librin e tij më të ri me titull Kthesa historike 3 Lufta e Perëndimit për Kosovën, të botuar nga shtëpia botuese Faik Konica, libër ky që e mbyll trilogjinë e tij me po të njëjtin titull.
Vet autori e falënderoi përfaqësuesin e Ambasadës amerikane në Prishtinë për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti ndaj çështjes shqiptare. Në promovimin e këtij libri, i cili u bë të enjten në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, Buxhovi theksoi se pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës historia e shqiptarëve dhe e Ballkanit do të ishte e disfavorshme për ne.
Si autor, si historian dhe si njëri ndër ata që ka marrë pjesë në procesin historik në format organizative të saj, desha veçmas ta përshëndes përfaqësuesin amerikan me një theksim sepse SHBA-të kanë bërë shumë për këtë që sot ne po e rrumbullakësojmë.
SHBA-ve po them dhe po e theksoj se shqiptarët u kanë borxh shumë sepse ishte edhe presidenti Wilson në vitin 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, i cili e pengoi copëtimin e Shqipërisë dhe garantoi shtetin shqiptar. Pa detyrimin historik të presidentit amerikan Wilson me siguri se historia e shqiptarëve dhe e Ballkanit do të ishte e disfavorshme për ne dhe në favor të atyre që kanë bërë rrënimin etnik dhe shpirtëror të botës shqiptare, tha Buxhovi. Ai shtoi se dëshiron të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçmas për interesimin e tyre të jashtëzakonshëm në themelimin e lëvizjes sonë shtetformuese, lëvizje e cila zë fill me themelimin e LDK-së në dhjetor të vitit 1989.
Sipas tij, pa angazhimin e SHBA-ve drejtpërsëdrejti as LDK as rezistenca e armatosur nuk do të ishte në funksionin që është sot.
Duke folur për librin Kthesa historike, kritiku Ramadan Musliu tha se ky është një libër i cili ndjek një kronologji të caktuar historike. Sipas tij, në interpretimin e këtij libri duhet të nisemi nga fakti inicial, ta gjejmë atë motivin fillestar, i cili e nxit autorin që ta shkruajë këtë libër. Motivi inicial është realiteti dhe përfundimi i një raporti shumëshekullor që ka ekzistuar mes Europës dhe shqiptarëve, tha Musliu.
Ai më pas përmendi temat për të cilat flet autori në këtë libër, duke filluar që nga Vija e Teodosit, duke kaluar nëpër Despotatin e Epirit, Shtetin e Arbrit, pastaj duke kaluar në rrafshin kulturor me shkrimet e para në gjuhën shqipe si Meshari i Gjon Buzukut, i botuar në vitin 1555, pastaj shkrimet e Lekë Matrengës, Pjetër Bogdanit etj., duke vazhduar me rilindësit, me Lidhjen e Prizrenit, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, me konferencën e Paqes në Paris me 1919, me Luftën e Dytë Botërore, me periudhën e komunizmit, pastaj me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, me shfaqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me intervenimin e NATO-s dhe SHBA-ve e deri të instalimi i UNMIK-ut dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës. ]
Musliu shtoi se këtë libër lirisht mund ta konsiderojmë si një histori të shtetësisë së Kosovës. Autori kërkon mbështetje të fuqishme në dokument dhe në dokumentaritet, që përben thelbin e gjykimit kritik të Buxhovit. Kemi një prirje sintetizuese të autorit, i cili arrin të absorbojë njohuritë paraprake dhe të nxjerrë një vlerësim personal, vazhdoi më tutje Musliu. Ai tha se autori niset nga aktualiteti për tu futur në histori e pastaj për tu kthyer prapë në aktualitet.
Ndërkaq, referuesi tjetër, analisti Ramush Tahiri theksoi se Buxhovi në këtë libër sikur dëshiron të përmbyllë vijën e përcaktimit të shqiptarëve për civilizimin evropian.
Shkrimtari, publicisti, historiani, para se gjithash studiuesi i proceseve domethënëse për fatin e popullit shqiptar e në veçanti pjesës që jeton në trevën e Kosovës, në librin më të ri Kthesa historike, libri i tretë që autori e titullon Lufta e Perëndimit për Kosovën, sikur dëshiron të përmbyll vijën, e cila jo vetëm si ide por faktikisht si përpjekje njëvjeçare i përthyhet mbi supet, e përcakton fatin e popullit shqiptar, jo vetëm si mbijetesë dhe përshtatje por përpara së gjithash si bindje dhe si përcaktim për civilizimin evropian perëndimor siç cilësohet nga Buxhovi, oksidental siç cilësohet më herët nga rilindësit tanë, u shpreh Tahiri.