E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, luftë të ftohtë me Francën

Franca politike duket se ka nisur një luftë të ftohtë me FIFA-n. Kërkesa formale jo zyrtare e ministres së Sporteve të Francës, Rozelin Bashëlo, për një dorëheqje të pashmangshme të presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Zhan-Pierr Eskaletes, ka provokuar edhe një reagim aspak me tone diplomatike të FIFA-s.

Sekretari i përgjithshëm, Zherom Valke, i bëri një paralajmërim të hapur Francës: “Kujdes, në bazë të normave tona nuk mund të kërkoni dorëheqjen e një personi të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

FIFA është shumë e ndjeshme ndaj ndërhyrjeve politike, madje nuk përton të kërcënojë edhe qeveritë me përjashtim të vendit të përkatës nga aktivitetet ndërkombëtare.

Valke shtoi në deklaratën e tij: “Jemi duke vlerësuar atë që po ndodh në Francë për të shmangur një situatë që mund të shndërrohet në një situatë të vështirë”.

Përkthimi është i qartë: jeni nën vëzhgim, për të shmangur ndonjë vendim më të rëndë, përshirë pezullimin.

“Ja kemi kujtuar ministres së Sportit se si funksionon sistemi ynë. Askush nuk mund të kërkojë dorëheqjen e një personi të zgjedhur demokratikisht. Për ta zëvendësuar duhet të ndiqen normat e FIFA-s”.

Në fakt, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Zhan-Pierr Eskalet ndihet për momentin i dobët pas dështimit të Francës. Por, pas shpërthimit të çështjes ai nuk e ka përmendur kurrë fjalën “dorëheqje”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›