Dona, roboti që kërkon lëmoshë
Duket se shumë shpejt edhe të pastrehët do të mbesin pa punë. Dizajneri nga Koreja e Jugut, Min Su Kim nga Seuli, krijoi një robot me emrin Dona, i cili ka për detyrë të kërkojë lëmoshë nga kalimtarët e rastit, ndërsa këta robotë ai i shet nëpërmjet faqes së internet.
Natyrisht, kush mund ta angazhojë Donan mund të bëjë një hap të qëlluar në biznesin e vet.
Roboti simpatik me siguri se do ta shpaguajë veten, për arsye se aftësia e tij e vetme është t’i bindë njerëzit t’i dhurojnë para në një gotë të vendosur para.