Donadoni, zëvendësi i Alegrit te Milani?
MILANO - Edhe pse Milani ka edhe një ndeshje për të luajtur, madje shumë të rëndësishme sa i përket Championsit, çështja e trajnerit kuqezi vijon të përflitet me intensitet. Të tjera emra kanë dalë në skenë, ku i fundit është ai i Roberto Donadonit.
Ndaj Sienës mund të jetë ndeshja e fundit e Masimilliano Alegrit në stolin e Milanit. Në pritje për të bërë sqarime për trajnerin e ardhshëm të skuadrës, në shtëpinë e kuqezinjve po mendojnë për alternativat e shumta dhe në orët e fundit ka rimarrë formë emri i Roberto Donadonit, që mund të rikthehet te kuqezinjtë si trajneri pasi arriti majat në këtë klub si lojtar.
Donadoni mund të ketë mbështetjen e Berluskonit, por edhe të Galianit, të cilët shtyjnë për një emër që vjen nga familja e Milanit në drejtim të ekipit.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)