Klajda Gjosha: Martohem në gusht, rrëfej dashurinë time 15-vjeçare
TIRANE - Klajda Gjosha, në një rrëfim jashtë politikës. Pasionet dhe dashuria e numrit dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim në listën e Tiranës. Si nisi rrugëtimi në politikë dhe cilët ishin njerëzit që e përkrahën. Përgjegjësitë dhe dasma që pritet të mbahet në gusht... Klajda, në një intervistë të sinqertë për të ardhmen dhe të tashmen...
Për të gjithë ata që s’ju njohin, kush është Klajda Gjosha?
Unë jam një vajzë që vij nga një familje e thjeshtë shqiptare, rritur me shumë dashuri dhe sakrifica. Kam mbaruar studimet ne Britaninë e Madhe për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, më pas kam marrë dhe titullin Master në Studime Europiane. Kthimi im në Shqipëri ka marrë një kuptim të veçantë në këto momente që kam mundësi të kontribuoj në të ardhmen e vendit tim.
Si ka nisur rrugëtimi juaj në politikë?
Në fakt, prezantimi im në skenën politike nuk është aspak një rastësi, pasi unë jam angazhuar në LSI që nga viti 2008 dhe detyrat politike kanë ardhur gradualisht pas një angazhimi tepër aktiv gjatë këtyre viteve. Njohja e mirë që unë kisha krijuar me strukturat politike të LSI, marrëdhëniet e mira me kolegët, përkushtimi im dhe patjetër mbështetja e madhe nga lideri, Z.Meta, janë faktorë të rëndësishëm të zgjedhjes sime në krye të Forumit te Gruas dhe më pas si nënkryetare e LSI.
Cilët kanë qenë njerëzit që ju kanë përkrahur?
Fillimisht kam pasur dy përkrahje shumë të mëdha Z. Meta dhe Znj. Kryemadhi, më pas marrëdhëniet u krijuan shumë të ngushta me gjithë strukturat e LSI.
Të qenit e dyta në listën e Tiranës, çfarë rëndësie ka për ju?
Të qënit kandidatura e dytë për Tiranën ka jo vetëm rëndësi të veçantë, por edhe përgjegjësi shumë të madhe ndaj besimit dhe votës së qytetarëve. Sfida më e madhe është të përfaqësosh denjësisht qytetarët në Parlamentin shqiptar, të bëhesh zëri i tyre dhe mbi të gjitha të sjellësh ndryshimin.
Ndërkohë Klajda jashtë politikës, çfarë pasionesh dhe dëshirash ka?
Më pëlqen shumë të shkruaj, pavarësisht se hapësira kohore është tepër e limituar si pasojë e një angazhimi tepër aktiv në politikë. Pasioni im tjetër tashmë është shumë i njohur për publikun, gatimi. Është një pasion, të cilin arrij ta shpalos vetëm ditëve të diela, që më pëlqen të qëndroj në shtëpi bashkë me të fejuarin tim.
Nëse do të ktheheshim pas në kohë, si do ta kujtoni fëmijërinë tuaj?
Kam pasur një fëmijëri të qetë dhe shumë të lidhur me familjen time. Gjithmonë kam qënë shumë e matur dhe të gjithë më thoshin se dukesha shumë e rritur si në mendime, ashtu edhe në pamje. Kam qënë gjithmonë e rrethuar nga miq, të cilët i kujtoj shpesh me shumë mall.
Po adoleshencën?
Adoleshenca ime është e ndarë mes dy skajesh në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe. Në pjesën e parë mund t’ju them se është pjesa më e bukur e jetës sime, nga e cila kam njohur partnerin tim, por edhe pjesën më të madhe të miqve të mi. Etapa e dytë e adoleshencës ka qënë pak e vështirë për mua, pasi u largova e vetme nga Shqipëria për të vazhduar 2 vitet e fundit të shkollës së mesme në Britani. Nuk ishte një adoleshencë si e moshatarëve të mi, pasi mua m’u desh shumë kohë të ambientohesha me vendin, traditën dhe kulturën e tyre, por mbi të gjitha m’u desh shumë kohë të krijoja rrethin tim shoqëror, pasi një pjesë të mirë të kohës përveç studimit, unë ia kam kushtuar edhe punës.
Prej sa kohësh je e dashuruar?
Jam shumë e dashuruar, tashmë që prej 15 vitesh, kur ne ishim në një moshe fare të re.
Si jeni njohur?
Jemi njohur në Shkollën e Mesme “Ismail Qemali”. Fatmirësisht ishim në një klasë. Gjithçka nisi nga një miqësi shumë e fortë që ne kishim me njëri-tjetrin.
Si do ta përshkruanit partnerin tuaj?
Është tepër i qetë, me shumë vullnet dhe mbi të gjitha shumë tolerant. Në këto momente të karrierës sime është mbështetja më e madhe që unë kam.
Kemi marrë vesh që keni plane për martesë. Kur mendoni t’i vini në zbatim?
Tashmë kemi vendosur edhe datën e martesës, që do jetë 31 gushti i këtij viti.
Si e imagjinoni dasmën tuaj? Tradicionale apo moderne?
E imagjinoj një dasmë të madhe, me të gjithë njerëzit më të dashur për ne. Dasma do të jetë moderne, por pa humbur traditën.
Klajda si zonjë shtëpie, di të gatuajë, të merret me punë?
Patjetër që po. Qëndrimi në një vend të huaj dhe vetëm më ka bërë që të jem një amvisë e mirë.
Pjata që keni si specialitet...
Mish qingji me patate në furrë.
Sa fëmijë dëshironi të keni?
Do doja të kisha 2 fëmijë, mundësisht 2 vajza.
Sa kohë ju merr kujdesi për pamjen e jashtme dhe sa shpenzoni?
T’ju them të drejtën, duke qenë se tashmë kam një kohë të gjatë që më duhet të kujdesem për pamjen e jashtme, kam mësuar të jem shumë e shpejtë, sepse e njoh mirë stilin që duhet të mbaj. Përsa i përket shpenzimit, mundohem të jem e drejtë me të ardhurat e mia, por pa lënë asnjëherë mungesa në garderobën time.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)