E Hënë, 2 Nëntor 2026

Roma s’e lejon Napolin të arratiset, Angelino ndal kryesuesit në shtesë, diferenca me Interin mbetet sërish tre pikë

Roma i prishi punë Napolit duke e frenuar në tentativën për tu shkëputur edhe më shumë në krye të kampionatit Italian.

Goli në minutën e  92 i Angelinos, ndali skuadrën e  Kontes në Olimpiko në një barazim 1 me 1 që e mban të pandryshuar diferencën mes Napolit dhe Interit, sërish 3 pikë edhe pas sfidave të javës së 23.

Agresiv që në fillim  ekipi mik në kryeqytet, por intensiteti i lojës së tyre nuk  prodhon raste të pastra për shënim. Tentativat e Lukakut dhe Mk Tominei nuk mjaftuan për të shënuar, të paktën deri në minutën e 29 kur sfida u zhbllokua nga Spinacola, gol vërtet i bukur nga një ish i rëndësishëm i ndeshjes.

Pas avantazhit Napoli provoi të administronte ndeshjen dhe e bëri mirë duke mos u rrezikuar shumë, të paktën deri në fund të pjesës së parë kur Ndika vuri në provë reflekset e Meret. Verdhëkuqtë në pjesën e dytë provuan të shtynin më shumë përpara, teksa Ranieri freskoi ekipin me Salemakers, Dovbik dhe Paredes.

Argjentinasi Madje ishte protagonist në dy episode, fillimisht me një goditje dënimi që shkoi jashtë, pastaj goditi edhe shtyllën. Mirëpo për të ndalur kryesuesit, Roma duhej të falej një anësori  të majtë sikurse Angelino.

Spanjolli shënoi  një gol të bukur që i ngriu buzëqeshjen miqve, të cilët nuk përfituan dot nga ndalesa në Derbi e Interit kundër Milanit. Gara për titullin mbetet totalisht e hapur aq më tepër që Interi duhet të luajë edhe një ndeshje të prapambetur kundër Fiorentinës./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›