E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doni i Liverpoolit: Isha duke vdekur

Pas shumë spekulimeve se portieri Doni kishte pësuar atak kardiak, është vetë portieri brazilian ai që ka shpjeguar të gjitha. Portieri i Liverpoolit deri para 3 ditësh, Doni tha se kishte munguar që një kohë në futboll pasi që kishte pësuar infarkt.

"Unë isha duke shkuar në botën tjetër. Isha shumë afër vdekjes pasi që pata sulm në zemër për 25 sekonda. Jam kontrolluar te mjeku më i mirë në Evropë i cili më tha se duhet ti ndahem futbollit disa muaj" deklaroi Doni.

Doni ka kaluar te Botafogo ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit duke braktisur Liverpoolin.

"Unë ende dua të luaj futboll. Kam kaluar te Botafogo ndërsa shpresoj të kthehem në fushë në vitin 2014" përfundoj Doni./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›