Pyetet Balotelli: A e feston golin ndaj Interit?

Gjatë prezantimit të Mario Balotellit te Milan, mediat italiane e kanë pyetur atë nëse do të festoj golin e mundshëm ndaj skuadrës së tij, Inter.
"A do të festoj golin në derbi? Sigurisht, unë do të shënoj aty. Nuk mendoj se tifozët e Interit kanë arsye që të zemërohen me mua. Ata mund të më vërshëllejnë por ky është futbolli. Dua të luaj në skuadrën të cilën unë e kam ëndërruar. Në Angli u rrita shumë pasi ika nga Interi. Me Interin kam fituar shumë, herë duke luajtur e herë jo, në Milan dua të jem protagonist" deklaroi Balotellu./Indeksonline/