E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donovan, huazim i suksesshëm

Sulmuesi Landon Donovan beson se huazimi i tij në Everton ka qenë i suksesshëm, derisa ai përgatitet për ndeshjen e tij të fundit në klub këtë fundjavë.

Reprezentuesi amerikan është ftuar nga Los Angeles Galaxy të kthehet në klub për fillimin e sezonit në MLS më 27 mars, edhe pse Everton u mundua të vazhdojë periudhën e huazimit të tij.

“Kur mendoj për Evertonin, dua të mendoj për gjithë udhëtimin. Ka qenë periudhë e suksesshme për mua”, tha Donovan para ndeshjes së tij të fundit kundër Birminghamit të shtunën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›