E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donovan, me i miri i Kupes se Konfederatave

Finalja Brazil-SHBA eshte ndjekur masivisht ne te gjithe boten, nderkohe qe aktiviteti i Kupes se Konfederatave, ka perfunduar me fitoren e brazilianeve. Pas perfundimit, tre lojtaret me te mire jane futur ne treg dhe mjaft ekipe jane te interesuar per kartonin e tyre.

Landon Donovan (SHBA)

Shpesh ai eshte konsideruar si nje prej lojtareve me te mire te SHBA-se ne arenen nderkombetare. Landon Donovan tregoi maturine e tij, si nje futbollist i shkelqyer, ne sy te publikut boteror. Ai ka kohe qe e tregon forme e tij te mire ne ekipin kombetar, pasi ka luajtur 115 ndeshje nderkombetare me SHBA, ndonese eshte vetem 27 vjec. Donovan tregoi nje nivel edhe me te larte ne Kupen e Konfederatave. Donovan tregoi se eshte nje lojtar me teknike te larte dhe madje ai shfaqi edhe spektakel ne eventin afrikan, te Kupes se Konfederatave. Lojtari i Galaksit eshte gati qe te bashkohet gjate merkatos se veres, ne nje klub te madh evropian.

2. Felipe Melo - Brazil

Trajneri i Brazilit, Dunga ishte shume i kritikuar per preferencat e tij, duke thirrur ne skuader disa lojtare, mes te cileve edhe Melon, qe per shume prej opinionit sportiv nuk mund te perfaqesonte ekipin kombetar, ne nivele te larta. Por lojtari i Fiorentines tregoi nje progres te dukshem ne Kupen e Konfederatave. Melo i dha siguri dhe force te madhe Brazilit, ne mesfushe. Si mesfushor ne kete turne, Melo tregoi se ishte numri 1 i te gjithe lojtareve pjesemarres. Melo ka surprizuar te gjithe Evropen.

3. Luis Fabiano - Brazil

Dy gola ne finale do te thote se Luis Fabiano perfundoi ne krye te golashenuesve te Kupes se Konfederatave. Sulmuesi i Seviljas tregoi nje performance te mire ne pese ndeshje, duke shenuar pese gola, perfshire edhe nje gol te shkelqyer qe iu shenoi Kampioneve te Botes, Italise. Dy golat qe shenoi ne finale do te thote se Luis Fabiano i shtoi vleren kartonit te tij, duke shfaqur interesin e Milanit. Kuqezinjte jane gati qe t'i afrojne 30 milione euro Brazilit, per ta pasur ne skuader.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›