KSHH: Ne zgjedhje edhe probleme
"Per here te pare mbi reformen zgjedhore dhe ne zhvillimin e zgjedhjeve jane bere hapa pozitive"
Tirane- Procesi zgjedhur ne vendin tone ka pasur pervec aneve te mira, por edhe probleme. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka parashtruar te gjitha problemet ne nje raport te nxjerre mbi vezhgimin e zgjedhjeve ne vendin tone. Keshtu mesohet se lidhur me garantimin e pjesemarrjes se qytetareve ne votime, jane konstatuar raste te veshtiresive te karakterit tekniko- organizativ, per zgjedhesit qe kerkonin te pajiseshin me karta identiteti. "Ne lidhje me listat e zgjedhesve, eshte konstatuar se listat paraprake dhe sidomos listat perfundimtare te zgjedhesve jane shpallur me vonese, ndersa sensibilizimi i zgjedhesve per njohjen me keto lista duhet te ishte me intensiv. Fakti eshte se menjehere pas shpalljes se listave perfundimtare te zgjedhesve filluan pakenaqesite per dublime dhe gabime te ndryshme, per mungese te emrave ne keto lista, etj"- thuhet ne raport. Po ashtu mesohet se listat shume emerore te kandidateve, figurojne kandidate me detyre kryetare te njesive bashkiake ose komunave, si dhe prefekte qe kandidojne ne vendet e tyre, per te cilet rezulton se nuk jane larguar nga detyra ne momentin e kandidimit, ne zbatim te nenit 69 te Kushtetutes. "Ky problem eshte bere objekt diskutimi dhe debati edhe ne KQZ, por, i mbetur aty pa u zgjidhur, mund te shnderrohet ne nje ceshtje te vlefshmerise se mandateve, nese keta kandidate zgjidhen deputete", vazhdon me tej KSHH-ja.
Pervec ketyre, KSHH-ja ka verejtur se ambientet e disa qendrave te votimit kane qene shume te vogla, por ka pasur edhe raste ku dhomat e fshehta ishin afer me njera-tjetren. Nga ana tjeter, jane konstatuar disa raste te votimit familjar ose ne grup, duke cenuar keshtu, parimin themelor te fshehtesise se votes. Nga ana tjeter per zgjedhjet ne vendin tone ka pasure edhe hapa pozitive. Keshtu mesohet se per here te pare, me ligj, u parashikuan disa masa te posacme per te siguruar realisht shanse te barabarta gjinore. Po ashtu u parashikua detyrimi ligjor per pajisjen e qytetareve me karta te identitetit, vec pasaportes qe ata mund te dispononin, duke perjashtuar keshtu certifikatat qe mund te linin shkas per manipulime. "Ne pergjithesi patem nje fushate zgjedhore me te qete se ne zgjedhjet e tjera. Me i qete ka qene gjithashtu edhe procesi i votimit, si dhe ne QV objekt monitorimi nga KSHH ka pasur edhe nje pjesemarrje me te larte te zgjedhesve, afersisht, 50%", thuhet ne raport.
Vonesat dhe ndryshimi i komisionereve
Sipas vezhgimit te bere nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ne 8 qarqe te vendit: Tirane, Gjirokaster, Fier, Durres, Elbasan, Shkoder, Vlore dhe Kukes, u konstauan vonesa e parregullsi. Kjo edhe per shkak te mberritjes se bazes materiale me vonese, sidomos te bojes per vulen, ose per shkak te faktit se, anetaret e KQV-se, si dhe disa vezhgues te subjekteve zgjedhore, jo te gjithe, kane qene te pranishem ne oren e caktuar per fillimin e pergatitjeve per votim. "Shqetesues ka qene fakti se, gjate dites se votimit ka vazhduar nderrimi i komisionereve nga subjektet politike, duke shkaktuar vonesa dhe pezullim te procesit te votimit (rast flagrant QV Kukes 0652 ne oren 16:00). Ka pasur ndonje rast kur votimi eshte pezulluar per pak ore, duke rifilluar me pas ne menyre te qete (Vlore, Kukes)", thuhet ne raportin e KSHH-se. Keto parregullsi Komiteti i pa edhe tek mungesa e listave te zgjedhesve, mbajtjes se stilolapsave qe u konsideruan mjete per fotografim, mosmarreveshjeve midis komisionereve etj.
Personat me aftesi te kufizuar
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka konsideruar nje arritje, parashikimin e mundesive per te votuar te verberit, me flete te vecanta votimi. Megjithate, nga vezhgimi ne terren, rezultoi se ne disa qendra votimi, nuk kishte flete te posacme per te verberit. E njejta situate per personat me aftesi te kufizuar, te cilet jo ne te gjitha QV, kishin lehtesite per te aksesuar qendrat e votimit, nepermjet rampave, etj.
Numerimi
Mesohet se koha e fillimit te numerimit te votave ka qene e ndryshme, por ne pergjithesi me vonese. Keshtu ne disa KZAZ, procesi i numerimit ka filluar me 2-3 ore vonese, ndersa ne dy te tjera numerimi ka filluar ne oren 4:00 te dites se djeshme.