E Shtunë, 31 Tetor 2026

Begaj-Qerimaj, kthehen me ar ne Shqiperine

Aranit Muraci

Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj shenojne secili nga nje sukses te larte ne Lojerat Mesdhetare. Dy sportistet e Peshengritjes, hodhen kandidaturen si favorite dhe kandidate per te sjelle medalje ari, ne Olimpiaden e ardhshme. Pritej ne fakt suksesi i dy sportisteve me te mire te vendit tone. Ne Peskara, Shqiperia arriti te siguronte medaljet e para te arit, pas perfaqesimeve zhgenjyese ne pjesemarrjet e kaluara, si ne Almeria, apo ne Athine. Me keto suksese qe i mungojne sportit tone ne perfaqesimet nderkombetare, sportistet tane kane fituar edhe prestigjin e duhur. Suksesi i dy sportisteve shqiptare, qe u shenua gjate veres se kaluar ne Olimpiaden e Pekinit vijoi edhe ne Lojerat Mesdhetare, ku po garojne dhjetera sportiste nga vendi yne. Shqiperia shenoi numrin me te larte te medaljeve qe ka arritur ne nje aktivitet nderkombetare, kjo fale perfaqesimit te sportisteve, Begaj dhe Qerimaj. Dy sportistet e Peshengritjes garantuan jo vetem medalje ari ne garat e tyre, por hodhen secili kandidaturen per te siguruar medalje ari ne Lojerat Olimpike te Londres, qe sic dihet do te zhvillohen ne vitin 2012. Sporti i Peshengritjes nuk zhgenjeu ne Peskara, perkundrazi solli rezultate edhe me premtuese. Nje sukses i padiskutueshem per sportisten Begaj, e cila iu afrua zones se medaljeve ne Olimpiaden e Pekinit. Pas medaljes se arit qe siguroi ne "Peskara 2009" ne stilin e shkeputjes dhe te argjendit ne stilin e shtytjes + shkeputjes, Begaj eshte shprehur se synonte me shume, cka tregon se e ardhmja e sportistes premton shume. "Synoja qe te arrija rezultate me te larta, ndonese arrita te realizoj objektivin", - theksoi Begaj -kisha per qellim qe te arrija rezultate edhe me te larta se ne boterorin e fundit". Te njejta rezultate shenoi edhe Qerimaj, qe siguroi gjithashtu dy medalje, nje ari dhe nje argjendi. 21-vjecari Erkand Qerimaj ishte nder sportistet me te rinj ne moshe, ne pjesemarrjen e dy diteve me pare ne Peskara. Peshengritesi shqiptar eshte nder me te suksesshmit e dekadave te fundit, duke na siguruar disa medalje. Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj jane vleresuar nga delegacioni i pranishem ne Peskara dhe nese ecin me kete ritem, do te sjellin me garanci medalje. Pak dite me pare dy sportistet jane shperblyer per sukseset e tyre, duke u motivuar maksimalisht, qe te perfaqesonin vendin tone ne Lojerat Mesdhetare.

Peshengritje

Begaj dhe Qerimaj kane siguruar medalje te shumta edhe gjate konkurrimit me ekipet e te rinjve, ne arenen nderkombetare. Ne Lojerat Mesdhetare "Peskara 2009", Romela Begaj per femra, ne peshen 58 kg, doli e para ne stilin e shkeputjes. Nje dite me pas te njejtin sukses perseriti Qerimaj, per meshkuj ne peshen 77 kg.

Peskara 2009

Vendi Medalje

Italia 41

Franca 37

Turqia 22

Spanja 19

Greqia 16

Egjipti 12

Tunizia 10

Serbi 11

Shqiperia 6

Kroacia 6

Sllovenia 5

San Marino 3

Qipro 2

Siria 4

Mali i Zi 1

Peskara 2009

Me medaljet e fituara, Shqiperia rivalizon Kroacine

Ne total, per sa iu perket medaljeve te fituara ne ditet e para te garave ne Lojerat Mesdhetare, vendi yne ka siguruar me shume medalje, si asnjehere tjeter. Shqiperia ndodhen ne mes te klasifikimit, per sa u parkete medaljeve te fituara, duke konkurruar madje vendet fqinje, Kroacine dhe Sllovenine. Pas diteve te para, sportistet tane jane ne nje nivel me ata kroate, qe njihen ne arenen nderkombetare dhe kane pasur suksese ne aktivitetet e kaluara. Vendi yne shenoi nje ngritje pas sukseseve ne sportin e Peshengritjes. Sakaq, pas kater diteve te para, mes 21 vendeve pjesemarrese ecuria e sportisteve tane ka qene pozitive. Lojerat Mesdhetare do te mbyllen me 5 korrik, nderkohe qe ne basketboll dhe ne volejboll apo futboll, sic njihen ndryshe sportet masive, vendi yne serish nuk ka pasur ndonje perfaqesim per t'u evidentuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›