Dopingu fi nanciar, sekreti i suksesit të skuadrave angleze
Parlamenti britanik ka
kërkuar hapjen e një hetimi,
ku do të shqyrtohen
bilancet financiare të klubeve
të Premiershipit, të cilat "kanë
huazuar fonde në nivele qesharake",
duke përdorur përfi timet
për të ulur borxhet e mëdha.
Një goditje e fortë për futbollin
anglez, i cili ka dominuar në
arenën ndërkombëtare gjatë
këtyre viteve të fundit, ndërkohë
që është marrë edhe si shembull
i suksesit në marketing.
Në një analizë të Parlamentit
britanik, situata aktuale etiketohej
si "doping financiar", duke
zbuluar prapaskenat rreth asaj
që ndodh realisht në Premiership.
Sekretet e superfuqisë së
Mançester Junajtid, Çelsit dhe
Liverpulit tashmë janë bërë publike.
Një komision parlamentar
(All Party Parliamentary Group)
ka vendosur të fi llojë hetimet për
bilancet e klubeve, me synimin
që të parandalohen marrjet në
pronësi si ajo e familjes Glejzër
(te Mançester Junajtid), apo e
Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet (te
Liverpuli). Deputetët, të cilët nuk
kanë forcë për të imponuar ndryshime,
kanë kërkuar gjithashtu
që paratë e huazuara nga pronarët
drejt klubeve të tyre, si në
rastin e Roman Abramoviç me
Çelsin, të trajtohen si borxhe.
Në raportin e tyre rreth futbollit
anglez, ata theksonin se
kriteret për blerësit potencialë
duhet të ndryshohen, në mënyrë
që të parashikohet edhe nëse
ata mund ta rrisin borxhin e
klubeve. "Ekziston rreziku real
që futbolli anglez të regjistrojë
rezultate katastrofi ke", deklaroi
me tone alarmante Alan Kin,
eksponenti i Partisë Laburiste,
që kryeson komisionin hetimor.
"Nevojiten veprime ‘korrigjuese‘,
për të evituar prishjen e ekuilibrave
fi nanciarë, që mund të jenë
të pariparueshëm. Mungesa e
një menaxhimi të përshtatshëm
dhe paqëndrueshmëria fi nanciare
janë dy elemente të brishta
në sistemin që në vitet e fundit
ngriti futbollin anglez drejt suksesit.
Hetimi ynë parashikon
masa të forta për të parandaluar
dopingun fi nanciar: sukseset
afatshkurtra mund të rrezikojnë
ekuilibrin financiar në terma
afatgjatë".
kërkuar hapjen e një hetimi,
ku do të shqyrtohen
bilancet financiare të klubeve
të Premiershipit, të cilat "kanë
huazuar fonde në nivele qesharake",
duke përdorur përfi timet
për të ulur borxhet e mëdha.
Një goditje e fortë për futbollin
anglez, i cili ka dominuar në
arenën ndërkombëtare gjatë
këtyre viteve të fundit, ndërkohë
që është marrë edhe si shembull
i suksesit në marketing.
Në një analizë të Parlamentit
britanik, situata aktuale etiketohej
si "doping financiar", duke
zbuluar prapaskenat rreth asaj
që ndodh realisht në Premiership.
Sekretet e superfuqisë së
Mançester Junajtid, Çelsit dhe
Liverpulit tashmë janë bërë publike.
Një komision parlamentar
(All Party Parliamentary Group)
ka vendosur të fi llojë hetimet për
bilancet e klubeve, me synimin
që të parandalohen marrjet në
pronësi si ajo e familjes Glejzër
(te Mançester Junajtid), apo e
Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet (te
Liverpuli). Deputetët, të cilët nuk
kanë forcë për të imponuar ndryshime,
kanë kërkuar gjithashtu
që paratë e huazuara nga pronarët
drejt klubeve të tyre, si në
rastin e Roman Abramoviç me
Çelsin, të trajtohen si borxhe.
Në raportin e tyre rreth futbollit
anglez, ata theksonin se
kriteret për blerësit potencialë
duhet të ndryshohen, në mënyrë
që të parashikohet edhe nëse
ata mund ta rrisin borxhin e
klubeve. "Ekziston rreziku real
që futbolli anglez të regjistrojë
rezultate katastrofi ke", deklaroi
me tone alarmante Alan Kin,
eksponenti i Partisë Laburiste,
që kryeson komisionin hetimor.
"Nevojiten veprime ‘korrigjuese‘,
për të evituar prishjen e ekuilibrave
fi nanciarë, që mund të jenë
të pariparueshëm. Mungesa e
një menaxhimi të përshtatshëm
dhe paqëndrueshmëria fi nanciare
janë dy elemente të brishta
në sistemin që në vitet e fundit
ngriti futbollin anglez drejt suksesit.
Hetimi ynë parashikon
masa të forta për të parandaluar
dopingun fi nanciar: sukseset
afatshkurtra mund të rrezikojnë
ekuilibrin financiar në terma
afatgjatë".