E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bilbili" Jemini, Partizanit: Si ka mundësi që luani kaq mirë?!

Çuditë në futbollin shqiptar
duket se nuk kanë të sosur.
Episodi i radhës ka ndodhur
menjëherë pas derbit Partizani-
Tirana, të mbyllur në barazim
2-2, ku protagonist ishte gjyqtari
i ndeshjes, Lorenc Jemini. Pas
fërshëllimës finale, ai hyri në
dhomën e zhveshjes së të kuqve
dhe u shpreh i çuditur për faktin
se si skuadra e drejtuar nga Shpëtim
Duro arrin të luajë futboll
kaq të bukur. "Arbitri Jemini u
fut në dhomë pas derbit dhe iu
drejtua futbollistëve me fjalët:
‘Jam çuditur si ka mundësi që
ju luani kaq mirë‘. Fillimisht
askush nuk reagoi, sepse ‘vizita‘ e
gjyqtarit ishte e papritur. Për më
tepër që lojtarët nuk dinin se si
të përgjigjeshin", pohuan burime
pranë klubit kryeqytetas.
Pasi e kanë marrë veten nga
komenti i pazakontë i "xhaketës
së zezë", lojtarët e Partizanit i
kërkuan llogari për disa episode
që u regjistruan në fushë. Më i diskutueshmi
ishte kartoni i verdhë i
portierit bardheblu, Blendi Nallbani,
për një faull të shkaktuar
jashtë zone ndaj Marius Ngjelës.
Në minutën e 22-të, kur rezultati
ishte në barazim pa gola, sulmuesi
i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes,
dribloi edhe "gardianin" që
doli jashtë zone për të riparuar
gabimin e shokëve të skuadrës,
por pengohet në mënyrë të parregullt.
Jemini akordon faull, por
e ndëshkon Nallbanin vetëm me
kartonin e verdhë, pavarësisht
se Ngjela po ecte drejt portës së
boshatisur. Një episod që mund
të kishte ndryshuar rrjedhën e
takimit, pasi Tirana do të luante
për afro 70 minuta në inferioritet
numerik, për të cilin "bilbili" u
justifikua. "Mendova se Nallbani
nuk ishte lojtari i fundit,
pasi mbrojtësit e Tiranës po
vraponin të gjithë drejt zonës",
ishte shpjegimi që arbitri u dha
lojtarëve.
Ecuria
Habia e gjyqtarit Lorenc Jemini
për paraqitjet e mira të Partizanit
mund të argumentohet me
sezonin problematik të skuadrës.
Kriza fi nanciare në klub, ku lojtarët
luajnë pa u paguar (prej
afro një viti nuk marrin rroga),
është refl ektuar në fushën e lojës.
Gjithsesi, që prej emërimit
të trajnerit Shpëtim Duro, te
"demat" kanë ndryshuar shumë
gjëra. Duke fi lluar që prej lojës së
mirë, të kujdesshme në mbrojtje
dhe kundërsulme "vrasëse", e
deri te rezultatet. Në takimet
e luajtura në vitin 2009, ecuria
e të kuqve ka qenë e njëjtë me
atë të skuadrave që pretendojnë
një vend në Kupat e Evropës. Në
javën e 17-të të Superiores ata
kishin vetëm 13 pikë, ndërsa gjatë
këtij viti Partizani ka grumbulluar
17 pikë në 11 ndeshje (duke
fituar 4 vende në renditje). Që
prej muajit shkurt ata kanë fi tuar
vetëm 2 pikë më pak se Dinamo
e vendit të tretë dhe tre më pak
se Shkumbini i vendit të katërt,
ndërkohë që kanë ecuri të ngjashme
me Teutën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›