Morati: Thirrjet raciste? Do ta tërhiqja skuadrën
o shumë i lumtur për barazimin
1-1 në Torino, madje
shumë i irrituar për atë që i
ndodhi Mario Balotelit. Masimo
Morati ditën pas Juve-Inter bëhet
mburoja e talentit të ri zikaltër.
Gjysma e stadiumit Olimpiko
ka lëshuar thirrje raciste ndaj
Marios. Një "trajtim" që ka nisur
para vërshëllimës fi llestare. "Po të
isha në stadium, thotë nëpërmjet
telefonit presidenti, në një farë
momenti do të isha larguar nga
vendi im në tribunë, do të kisha
zbritur në fushë dhe do ta kisha
tërhequr skuadrën. Sepse, për
gjithçka ka një limit". Ai që i ka
bërë më shumë përshtypje presidentit
zikaltër është fakti se, "në
ato kore merrte pjesë gati i gjithë
stadiumi, me një bindje të tillë,
sikur të ishte krenari e lumturi të
ofendoje. Kjo është e tmerrshme.
Kjo gjë i kalon kufi jtë e ndeshjes, e
rezultatit, e golave të shënuar apo
jo". Ai fl et edhe kundër lojtarëve,
komentatorëve dhe televizioneve
në përgjithësi: "Gjërat që më kanë
bërë më shumë përshtypje kanë
qenë komentet e medias, duke fi lluar
që nga televizionet. Ata kanë
komentuar sikur të ishin vërshëllima,
që janë shumë normale në
stadiumet e të gjithë botës. Dhe
pikërisht ky aspekt më indinjon
më shumë. Rastet e racizmit po
rriten dukshëm. A është gjë e
mirë kjo? A është normale kjo?
Më pas kam dëgjuar kritika të
vazhdueshme në drejtim të Balotelit,
për atë çfarë ai bëri në fushë.
Ndërsa unë jam i bindur se Mario,
i provokuar vazhdimisht, ka bërë
një sjellje shumë të civilizuar dhe
ka demonstruar maturi. Prisja
kërkesën e menjëhershme për
falje nga Federata Italiane e Futbollit
dhe Juve. Jo të më kërkonin
mua falje, as Interit, por Balotelit,
për atë që i ndodhi në Torino.
Për momentin nuk kam dëgjuar
asgjë. Kam menduar edhe "a
mund të ndërpritej ndeshja nga
gjyqtari?": kam gabuar, nuk u bë
asgjë. Sigurisht, e gjithë skuadra,
nga Zaneti e poshtë, është larguar
nga Torino shumë e zhgënjyer; të
gjithë janë ndier shumë keq". Mes
deklaratave pak të përtypshme
hyn edhe ajo e Bufonit: "Koret
raciste janë të gabuara, pa diskutim,
thotë numri 1 i bardhezinjve.
Edhe pse mendoj se fl itet për kore
ofensive, në momente tensioni
dhe jo për kore raciste. Ne futbollistët
duhet të jemi të kujdesshëm
dhe të mos e irritojmë publikun
me sjelljet tona. Baloteli është
një djalosh i ri, shumë i talentuar,
madje më duket edhe simpatik,
por duhet të kontrollojë veten,
pasi ka karakter të ashpër". Pas
mbrëmjes së të shtunës ka menduar
presidenti bardhezi Koboli
Xhijli për ta zbutur pozicionin
e Juventusit: "Në emër të Juventusit
dhe pjesës më të madhe
të tifozerisë së saj, shpreh një
qëndrim të ashpër ndaj koreve
raciste kundër lojtarit të Interit,
Mario Baloteli. Nuk ka alibi apo
justifikime për sjellje të tilla:
tifozeria futbollistike mund të
jetë e ndezur, por episode si këto
janë të papranueshme. Të gjithë
së bashku duhet të kërkojmë të
kultivojmë një kulturë sportive,
që ka në qendër respektin për
kundërshtarin dhe luftën kundër
racizmit". Pas këtyre koreve raciste,
dje ka ardhur vendimi për
dënimin e Juventusit për një
ndeshje me porta të mbyllura.
1-1 në Torino, madje
shumë i irrituar për atë që i
ndodhi Mario Balotelit. Masimo
Morati ditën pas Juve-Inter bëhet
mburoja e talentit të ri zikaltër.
Gjysma e stadiumit Olimpiko
ka lëshuar thirrje raciste ndaj
Marios. Një "trajtim" që ka nisur
para vërshëllimës fi llestare. "Po të
isha në stadium, thotë nëpërmjet
telefonit presidenti, në një farë
momenti do të isha larguar nga
vendi im në tribunë, do të kisha
zbritur në fushë dhe do ta kisha
tërhequr skuadrën. Sepse, për
gjithçka ka një limit". Ai që i ka
bërë më shumë përshtypje presidentit
zikaltër është fakti se, "në
ato kore merrte pjesë gati i gjithë
stadiumi, me një bindje të tillë,
sikur të ishte krenari e lumturi të
ofendoje. Kjo është e tmerrshme.
Kjo gjë i kalon kufi jtë e ndeshjes, e
rezultatit, e golave të shënuar apo
jo". Ai fl et edhe kundër lojtarëve,
komentatorëve dhe televizioneve
në përgjithësi: "Gjërat që më kanë
bërë më shumë përshtypje kanë
qenë komentet e medias, duke fi lluar
që nga televizionet. Ata kanë
komentuar sikur të ishin vërshëllima,
që janë shumë normale në
stadiumet e të gjithë botës. Dhe
pikërisht ky aspekt më indinjon
më shumë. Rastet e racizmit po
rriten dukshëm. A është gjë e
mirë kjo? A është normale kjo?
Më pas kam dëgjuar kritika të
vazhdueshme në drejtim të Balotelit,
për atë çfarë ai bëri në fushë.
Ndërsa unë jam i bindur se Mario,
i provokuar vazhdimisht, ka bërë
një sjellje shumë të civilizuar dhe
ka demonstruar maturi. Prisja
kërkesën e menjëhershme për
falje nga Federata Italiane e Futbollit
dhe Juve. Jo të më kërkonin
mua falje, as Interit, por Balotelit,
për atë që i ndodhi në Torino.
Për momentin nuk kam dëgjuar
asgjë. Kam menduar edhe "a
mund të ndërpritej ndeshja nga
gjyqtari?": kam gabuar, nuk u bë
asgjë. Sigurisht, e gjithë skuadra,
nga Zaneti e poshtë, është larguar
nga Torino shumë e zhgënjyer; të
gjithë janë ndier shumë keq". Mes
deklaratave pak të përtypshme
hyn edhe ajo e Bufonit: "Koret
raciste janë të gabuara, pa diskutim,
thotë numri 1 i bardhezinjve.
Edhe pse mendoj se fl itet për kore
ofensive, në momente tensioni
dhe jo për kore raciste. Ne futbollistët
duhet të jemi të kujdesshëm
dhe të mos e irritojmë publikun
me sjelljet tona. Baloteli është
një djalosh i ri, shumë i talentuar,
madje më duket edhe simpatik,
por duhet të kontrollojë veten,
pasi ka karakter të ashpër". Pas
mbrëmjes së të shtunës ka menduar
presidenti bardhezi Koboli
Xhijli për ta zbutur pozicionin
e Juventusit: "Në emër të Juventusit
dhe pjesës më të madhe
të tifozerisë së saj, shpreh një
qëndrim të ashpër ndaj koreve
raciste kundër lojtarit të Interit,
Mario Baloteli. Nuk ka alibi apo
justifikime për sjellje të tilla:
tifozeria futbollistike mund të
jetë e ndezur, por episode si këto
janë të papranueshme. Të gjithë
së bashku duhet të kërkojmë të
kultivojmë një kulturë sportive,
që ka në qendër respektin për
kundërshtarin dhe luftën kundër
racizmit". Pas këtyre koreve raciste,
dje ka ardhur vendimi për
dënimin e Juventusit për një
ndeshje me porta të mbyllura.