E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga njerkut. Jetonte me të ëmën, përdhunon 8-vjeçaren

Komisariati i Policisë së Delvinës

Pas ekspertizës mjekësore, policia arreston 47-vjeçarin në Delvinë. Nëna e të miturës bashkëjetonte me të dyshuarin.

Ngjarja zbulohet nga e ëma. Policia arreston 47-vjeçarin Panajot Anagnosti dy ditë më pas.

Autori  prej 10 muajsh jetonte me të ëmën e vajzës.

Nëna e fëmijës braktisi burrin për 47-vjeçarin.

Ndërsa bënte jehonë abuzimi i një të moshuari në Xhafzotaj të Durrësit me një të mitur prej vitesh e më pas masakrimin e saj, një ngjarje tjetër e rëndë ka tronditur opinionin.  Këtë herë, në fshatin e vogël Krane, në rrethin e Delvinës. Një 8-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar, që prej 10 muajsh bashkëjetonte me të ëmën e saj. Mesditën e së shtunës, në Komisariatin e Policisë Delvinë, është paraqitur 30-vjeçarja K.C, e cila ka denoncuar se dyshonte që shtetasi Panajot Anagnosti, me të cilin bashkëjetonte prej disa muajsh, kishte abuzuar me të bijën e saj, vetëm 8 vjeç. Në thëniet e saj para oficerëve të Krimeve, e ëma shprehej se kishte vënë re prej dy ditësh që vajza ishte mbyllur në vetvete, ishte e frikësuar e nuk mësonte. Duke parë këto shenja, ajo ka pyetur vajzën e saj, e cila më pas kishte treguar se Panajot Anagnosti kishte kryer me të marrëdhënie seksuale dy ditë më parë, pra në datën 18 tetor.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›