E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dopjetë e BraunGP, Kimi i ndjek

Botërori i Formula 1 është gjithnjë edhe më i hapur, por megjithatë, duhet pasur respekt për dy makinat BraunGP. Gara për Çmimin e Madh të Italisë ka fituar Rubens Barrikelo, i renditur para shokut të tij të skuadrës, Xhenson Buton. Të dy pilotët kryesues edhe të tabelës së renditjes e ndiejnë tashmë më larg presionin e rivalëve, Sebastian Vetel i renditur i teti dhe Mark Veber i tërhequr. Kjo ka qenë edhe përgjigjja e duhur e skuadrës lider të kampionatit, e cila kohët e fundit po shkëlqente gjithnjë e më pak. Një dopjetë, që praktikisht do të thotë një "k.o." teknike për Red Bullin, tani kur duhen edhe katër gara nga fundi i sezonit. Në vendin e tretë pozicionohet Ferrari i Kimi Raikonen. Finlandezi ka përfituar nga tërheqja e papritur e Ljuis Hemilton në xhiron e fundit dhe ka lënë pas pilotin gjerman, Sutil, me makinën Force India. Më vijnë pas Alonso, Kovalainen, Hajdfeld e Vetel. I nënti, jashtë zonës së pikëve, Xhankarlo Fizikela me makinën tjetër, Ferrari. Gjithsesi mund të konsiderohet një rezultat pozitiv për "Kokëkuqen", pasi ka bërë një paraqitje të mirë edhe pse debutonte për herë të marrë me makinën e tij te re në këtë sezon të Formula 1.

Strategjia

Barrikelo tregon një tjetër anë të tij, gjithnjë edhe më shpërthyese. Tani është 14 pikë larg nga shoku i tij i skuadrës, Baton, një distancë e rëndësishme, e cila nuk i lejon më Batonit të bëjë shumë gabime, pasi i rrezikohet vendi parë. Dje në shtëpinë e BraunGP ka funksionuar gjithçka, duke filluar nga strategjia me një "pit stop", e cila ka qenë decizive. Hemilton, Raikonen e Sutil kanë tentuar të bëjnë maksimumin. Por në asnjë moment nuk kanë mundur të shkëputen në një garë emocionuese vetëm në fillim të saj, ku ndodhi edhe tërheqja e Veber, incidentin e Kubikas dhe atë parakalim të Alonsos dhe Luizit (i cili më pas u tërhoq për probleme me kambion).

Pit Stop

"Pit Stop"-ët kanë vendosur garën. Tri makinat e para kanë bërë dy të tilla, BraunGP një të vetëm. Qëndrimi për një kohë të gjatë në pistë i të dy makinave të ish-drejtorit të Ferrarit i ka lejuar më pas Barrikelos dhe Butonit të menaxhojnë në një mënyrë të kënaqshme garën. Një gjë e tillë ka sjellë edhe një reagim negativ në veçanti të Hemiltonit, i cili ka dalë nga pista pikërisht në xhiron e fundit. Vetëm i katërmbëdhjeti është pozicionuar Jarno Truli me një makinë Toyota, e cila tashmë duket në një fazë jo shumë të mirë. Force India, zbulimi i këtyre dy garave, do të duhet të ngushëllohet me xhiron më të shpejtë në të këtë, të vendosur nga Sutil. Tashmë pritet me shumë interes gara e radhës, pasi është profilizuar një duel për titull brenda vetë skuadrës BraunGP mes Baton dhe Barriklos.

Formula 1

Monza

1. R.Barriello 1:16:21.706

2. J. Baton 0:02.866

3. K Raikonen 0:30.664

4. A. Sutil 0:31.131

5. F. Alonso 0:59.182

6. H. Kovalainen 1:00.693

7. N. Heidfeld 1:22.412

8. S. Vettel 1:25.407

9. Xh. Fizikela 1:26.856

10. K. Nakazhima 2:42.163

Klasifikimi

Pilotët P

1. Xhenzon Baton 80 pikë

2. Rubens Barrikelo 66

3. Sebastian Vetel 54

4. Mark Veber 51.5

5. Kimi Raikonen 40

6. Niko Rosberg 30.5

7. Ljuis Hemilton 27

8. Jarno Truli 22.5

9. Felipe Masa 22

10. Heiki Kovalainen 20

Konstruktorët

1. BraunGP 146 pikë

2. Red Bull 105.5

3. Ferrari 62

4. MekLaren 47

5. Toyota 38.5

6. Uilliams 30.5

7. BMV Sauber 20

8. Renault 20

9. Force India 13

10. Toro Rosso 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›