E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave jep fonde per rehabilitimin e periferise se Durresit

Ministria e Financave dhe Banka Boterore po investojne ne qytetin bregdetar per rehabilitimin e infrastruktures periferike. Keshtu pasi ka njohur komunitetin me projektet e saj per rehabilitimin e lagjeve qe ndodhen ne zonat periferike Bashkia e Durresit ka nisur nga puna per tenderimet e ketyre projekteve. Ndihmesfinanciare te Bashkise se Durresit jane Ministria e Financave dhe BB kjo e fundit do te investoje 50 per qind te projektit kurse Ministria e Financave do te kontribuoje me 20 per qind te vleres duke hequr ne kete menyre TVSH-ne ndersa bashkia do te investoje 30 per qind te vleres. Behet fjale per nje projekt qe do te rehabilitoje krejtesisht lagjen nr. 16 e cila ben pjese ne zonen periferike te Durresit. Parashikohet rikonstruksioni i rrjetit rrugor ndricimi ndertimi i lulishteve ndertimi i kendeve te lodrave per femije si dhe elemente te tjere te infrastruktures. Punimet do te zgjasin 4 muaj nga dita e fillimit te tyre. Bashkia e Durresit ne nje takim me banoret e lagjes nr. 16 i ka njohur ata me projektin i cili synon rehabilitimin e lagjes se tyre. Projekti qe kap vleren e 67 milione lekeve eshte arritur pas bashkepunimit te Bashkise me BB-ne dhe me Ministrine e Financave. BB ka investuar 50 per qind te vleres bashkia 30 per qind dhe Ministria e Financave 20 per qind duke hequr ne kete menyre pagesen e TVSH-se per kete projekt. Kryetari i bashkise Vangjush Dako tha Bashkia tashme kaloi ne fazen e dyte te rehabilitimit te thelle te lagjeve periferike e cila do te permiresoje ne menyre te ndjeshme cilesine e jetes se banoreve. Rehabilitimi i lagjes nr. 16 eshte pjese e projektit LAMP dhe eshte frut i bashkepunimit te Bashkise me BB-ne dhe me Ministrine e Financave. Projekti ne fjale perfshin rikonstruksionin e zones si dhe te rrugeve Koco Kazanxhi dhe Mbreti Gent. Zona ka nje siperfaqe prej 4.5 ha. Siperfaqja e banimit eshte 54.500 metra katrore. Atje banojne rreth 3.000 banore. Blloqet paraqiten me probleme ne infrastrukturen rrugore si dhe me mungesat e siperfaqeve te gjelberuara e te kendeve te lojerave per femijet e te rriturit. Projekti ka nisur procesin e tenderimit dhe sipas afateve ligjore punimet do te zgjasin 4 muaj. Me pas do te kalohet ne fazen e dyte te projektit LAMP i cili parashikon nderhyrjen ne nje lagje tjeter periferike. Edhe ne kete faze do te marrin pjese te njejtet aktore dhe me te njejten ndarje financimi. Projekti i dyte arrin vleren e 1.2 milione dollareve dhe serish do te kete mbeshtetjen financiare te qeverise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›