Koha e Haydn-it ne Londer

Qendrimi i kompozitorit austriak Joseph Haydn ne Londer. E vizitoi dy here nga Janari 1791 deri me Korrik 1792 dhe nga Shkurti 1794 deri me Gusht 1795.
Jeta ne Londer ishte krejt e ndryshme nga ajo ne Vjene dhe te dyja qendrimet e Haydn-it jo vetem e ndryshuan personalitetin e kompozitorit por edhe ndikuan ne rrjedhen e historise se muzikes e cila do te ishte formuar ndryshe ne qofte se ai do te kishte qendruar ne Vjene.
Biografi rreth Joseph Haydn-it nisen te publikohen sapo ky nderroi jete ndersa botimi i plote i veprave te tija mbeti ne shekullin e 19-te nje enderr. Qe nga mesi i shekullit te njezete gjejme studime te plota mbi Haydn-in.
Por derisa te perpilohej nje katalog i sakte i veprave te tija u desh te kalonte kohe. Anthony van Hoboken botoi ne vitin 1957 tri vellime te katalogut tematik te veprave te Haydn-it ne shtepine botuese Schott ne Mainc te Gjermanise.
Volumi i trete dhe i fundit doli ne vitin 1978. Hoboken posedonte nje koleksion te rendesishem te Haydn-it te cilin ia dhuroi arkivit te koleksionit muzikor te Bibliotekes Kombetare te Austrise.
Sot Haydn-i mbahet si nje klasik. Ne vetedijen e publikut te gjere ai eshte i njohur nder te tjera edhe per kompozimin e himnit kombetar te Gjermanise. E megjithate thuajse per asnje kompozitor tjeter te kalibrit te tij nuk ka pasur posthum nje mori vleresimesh aq kontradiktore sa per Haydn-in. Imazhi i Haydn-it eshte i dyanshem.
Nga njera ane ai konsiderohet si krijuesi i klasikes vjeneze dhe gezon prestigj te pareshtur nga ana tjeter mund te thuhet se ai asnjehere nuk mund te dilte prej hijes se gjigandeve si Moxarti dhe Bethoveni. Nese pa ngurrim Bethovenin e quan titan dhe Moxartin femije gjeni per Haydn-in je i pasigurt.
Repertori i Haydn-it eshte mjaft i pasur te pakten 104 simfoni kater oratoriume te medha mbi dhjete opera qindra kenge dhe nje numer i pafund pjesesh per muzike dhome. Ne kohen e tij Haydn-i ishte nje kompozitor mjaft i vleresuar.
Ai shpikte zhanre te reja muzikore nuk u nenshtrohej rregullave te tonalitetit dhe si rralle kompozitore te tjere ia ka dale qe te shprehte ne nota edhe shakane dhe komiken. Me surpriza me menyra konvencionale dhe jokonvencionale me simetri dhe asimetri Haydn-i e bente publikun per te qeshur.
shte nje nga paradokset e jetes se gjate te Haydn-it qe ai pa udhetuar shume ishte i famshem ne gjithe Evropen.
Vetem 1790 ne moshen 58 vjec kur detyrimet e tija si dirigjent orkestrine ne oborrin Esterhzy perfunduan me vdekjen e princit Nikolle ai ndermori udhetimin e tij te pare te gjate duke pranuar ftesen e violinistit dhe impresarios Johan Peter Salomon-it per te qene ne qendren e nje serie te re koncertesh ne Londer dhe per te shkruar atje nje opere italiane per teatrin e saporindertuar te Mbretit.
Keshtu Haydn-i e vizitoi dy here Londren nga Janari 1791 deri me Korrik 1792 dhe nga Shkurti 1794 deri me Gusht 1795.
Jeta ne Londer ishte krejt e ndryshme nga ajo ne Vjene dhe te dyja qendrimet e Haydn-it jo vetem e ndryshuan personalitetin e kompozitorit por edhe ndikuan ne rrjedhen e historise se muzikes e cila do te ishte formuar ndryshe ne qofte se ai do te kishte qendruar ne Vjene.
Popullariteti i tij u rrit aq shpejt sa ai u be si te thuash nje mall publik nje zhvillim qe do te kishte qene i paimagjinueshem dhe i pamundur ne Vjene ose ne Esterhzy. Pas vetem pak ditesh Haydn-i priste vizita te rregullta hante cdo darke jashte dhe festohej ne koncerte publike pas javesh ai ishte prezantuar me princin e Wales-it dhe me duken e York-ut te dy bijte e mbretit britanik.
Monarku sundues Georgu III ishte mbreti i trete nga principata gjermane Hannover dhe ne oborrin mbreteror flitej rregullisht gjuha gjermane. Keshtu qe Haydn-i si gjerman gjeti pa probleme nje publik per muziken e tij instrumentale.
Pozita qendrore e repertorit te orkestres gjermane dhe akceptanca e gjere e kultures muzikore gjermane e percaktonin jeten e muzikes ne Londer per mbi nje shekull deri ne kohen para Luftes se Pare Boterore. Planet e vagullta per te ftuar Moxartin dhe Bethovenin ne fillim te viteve 90 te shekullit 18 per ne Londer perputheshin me kete ambient gjerman muzikor.
Mirepo Haydn-i do te merrej ne Londer edhe me traditen italiane dhe - si nje pervoje krejt e re - me ate angleze duke e plotesuar rolin e tij te dyfishte si kompozitor i operave italiane dhe si kompozitor i simfonive per koncerte publike.
Krahas dymbedhjete simfonive londineze nr. 93 deri 104 si rezultat kryesor i te dyja qendrimeve te tija opera dhe muzika instrumentale do te ishin te rendesishme gjithashtu. Por gjate jetes se tij asnjehere opera e tij nuk u shfaq as ne Londer as diku tjeter. Megjithate fryti i ketij fillimi zhgenjyes ishte perqendrimi i Haydn-it ne kompozimin e muzikes instrumentale per koncerte ne salle.
Ai kompozoi nje varg kuartetesh dy grupe kengesh angleze Canzonettas tri grupe me trio pianoje 150 kenge skoceze korin e barinjve ose Madrigal-in sic e quante ai vete Stuhia angl. The Storm nje sinfoni koncertante dhe perpunoi disa vepra per mbretin e Napolit.
Koncertet mahnitese te festivalit ne perkujtim te Georg Friedrich Hndel-it ne Westminster Abbey e zgjuan tek Haydn-i interesin per muziken korale dhe e shtyne ne kompozimin e veprave Krijimi gjerm. Schpfung dhe Stinet gjerm. Jahreszeiten.
Haydn-it i bente shume pershtypje krenaria kombetare e britanikeve prandaj ai ishte i gatshem ta shprehte patriotizmin britanik ne vepren e tij. Keshtu ai kompozoi nje ode per solo ne bas kor dhe orkester me titullin Thirrja e Neptunit Invocation of Neptune qe shpallte te drejten e vjeter te Britanise se Madhe per te pushtuar territore te huaja ai e perpunoi himnin kombetar Zoti e mbrofte Mbretin God save the King ai kompozoi nje marsh per princin e Wales-it dhe muzikoi fjalet e Kenga e detarit Sailors Song.
Afrimi i tij me patriotizmin britanik e arriti kulmin e vet me 1794 i nxitur edhe nga sundimi i tmerrshem i revolucionareve franceze ne Paris. Asokohe kishte shume refugjate nga Parisi ne Londer.
Disa prej tyre i vizitonin koncertet e Haydn-it. Ne simfonine e re Nr. 100 e cila u dha ne koncertin e tete te sezonit Haydn-i e percolli ne menyre te perkryer atmosferen e ketyre diteve prandaj ajo e mori nofken simfonia ushtarake dhe u shfaq disa here.
Haydn-i ishte i vetedijshem per faktin se Britania e Madhe dhe Austria kishin interesa te perbashketa. Te dyja vende e kishin luftuar te njejtin armik Francen dhe ne kohen e revolucionit francez dhe e lufterave napoleonike ata do te mbeteshin aleate nderkombetare.
Aleanca e vazhduar midis Austrise dhe Britanise se Madhe do te kishte pasojat e veta per muziken e Haydn-it dhe per poziten e tij ne te dyja vendet gjate viteve pas kthimit te tij per ne Vjene.
Deshira e Haydn-it per te botuar vepren e tij Krijimi ne dy gjuhe anglisht dhe gjermanisht ne lidhje me nje liste porosish te udhehequr nga familja perandorake austriake dhe familja mbreterore britanike ishte nje pohim i qarte i vlerave te perbashketa kulturore. Me 1798 u botua grupi i dyte i kengeve Canzonettas ne dy gjuhe me kengen e detarit Sailors Song si Matrosenlied.
Kur erdhi heroi britanik admirali Horatio Nelson me 1800 me te dashuren e vet Emma Hamilton dhe me poeten Ellis Cornelia Knight ne Eisenstadt muzika e Haydn-it ishte nje pjese e rendesishme e programit argetues. Emma Hamilton dhe Haydn-i se bashku vune ne skene vepren Arianna a Naxos si dhe ne Vjene ashtu edhe ne Londer dhe ai shkroi per ate kantaten krejt te re Beteja e Nil-it The Battle of the Nile.
Trashegimi me i qendrueshem i lidhjes muzikore dhe politike midis Austrise dhe Britanise se Madhe ka qene vepra e shkurter e Haydn-it Zoti e mbrofte Perandorin Franc Gott erhalte Franz den Kaiser himni i popullit austriak i dhene me porosi nga autoritetet perandorake i cili duhej te synonte per nje krenari te ngjashme kombetare. Kater vargjet e Lorenz Leopold Haschka-s e kishin zanafillen ne tekstin God save great George our King.
Megjithese ky himn lindi ne zemren e shtreses udheheqese habsburgase administrata shteterore nuk iu drejtua nje kompozitori te oborrit por Haydn-it qe ne karrieren dhe ne muziken e tij i misheronte ne menyre shembullore marredheniet austro-britanike te cilat ajo kerkonte ti kultivonte.
Si pasoje e te dy qendrimeve te tija ne Londer ne vitet 90 te shekullit 18 kompozitori austriak Jozef Haydn-i ishte bere jo vetem nje nga personalitetet udheheqese muzikore te Evropes nje hero i nderuar i kultures por edhe nje personifikim i pashoq i marredhenieve austro-britanike.
Autori eshte docent i gjermanistikes ne Universitetin e Gracit dhe Shkodres
Aleanca e vazhduar midis Austrise dhe Britanise se Madhe do te kishte pasojat e veta per muziken e Haydn-it dhe per poziten e tij ne te dyja vendet gjate viteve pas kthimit te tij per ne Vjene.
Deshira e Haydn-it per te botuar vepren e tij Krijimi ne dy gjuhe anglisht dhe gjermanisht ne lidhje me nje liste porosish te udhehequr nga familja perandorake austriake dhe familja mbreterore britanike ishte nje pohim i qarte i vlerave te perbashketa kulturore
Diciture H.C. Robbins Landon with a bust of Joseph Haydn. Photograph Philippe Matsas.