E Diel, 1 Nëntor 2026

Dora e Chris Brown në këmbët e Rihanna-s

Rihanna dhe Chris Brown, po vazhdojnë të “luajnë” me nervat e fansave duke mos treguar se a janë apo nuk janë së bashku. Një ditë, ata lënë të kuptojnë se gjithçka ka mbaruar mes tyre ndërkaq ditën tjetër, japin sinjale se janë së bashku.

Së fundmi, është Rihanna ajo që ka publikuar një fotografi ku shihen të dy duke u mbajtur dorë për dore. Ndonëse nuk shihen fytyrat e tyre, në bazë të tatuazheve, vërehen se janë Chris dhe Rihanna.

Këtë fotografi ajo e ka publikuar këto ditë teksa po qëndron në pushime në Barbados dhe mungesa e reperit duket më se evidente.

Ndërkaq, ditë më parë ajo ka publikuar edhe një fotografi ku shihet dora e Chris rreth qafës së saj. “Më mungon” ishte mbishkrimi i fotografisë që publikoi Riri në rrjetet sociale.

Teksa Rihanna nuk lë të kuptohet nëse ata janë apo nuk janë së bashku, janë disa miq të saj që kanë thënë se ajo tashmë i ka dhënë fund lidhjes me Chris dhe se po ndihet e lodhur nga loja e tij e dyfisht në mes saj dhe Kaurreche Tran./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›