Pas një viti, kujtohet për divorc

Pas më shumë se një viti prej kohës kur martesa e tyre pëfundoi, Ashton Kutcher dërgon kërkesën për divorc nga Demi Moore. Në dokumente nuk është specifikuar asnjë marrëveshje e tyre martesore duke mos pasur asnjë obligim ndajë njëri tjetrit.
“Si femër, nënë dhe grua di se ka disa vlera dhe betime të cilat duhet t’i mbajë dhe për to unë kam vendosur që duhet të vazhdoj tutje me jetën time”, pati thënë 50 vjeçarja Moore në atë kohë, pas tradhtisë që i bëri Ashton.
“Unë gjithmonë do ta vlerësojë kohën që kalova me Demin. Martesa është një nga gjërat më të vështira në botë dhe fatkeqësisht disa dështojnë”, ishte përgjigjur Kutcher.
Tashmë aktori është në lidhje me aktoren Mila Kunis. /Indeksonline/