E Enjte, 5 Nëntor 2026

Doracaj nga Dropulli, aplikimet për kartë identiteti edhe gjatë fundjavës.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, së bashku me Nënkryetarin e Bashkisë Dropull, Panajot Lulo dhe Drejtorin e Sistemeve Informatike në Ministrinë e Brendshme Vangjush Stavro inspektuan zyrën e aplikimit për dokumente identiteti. Ata ftuan gjithë qytetarët të aplikojnë apo riaplikojnë pa humbur kohë.  Nënkryetari i Bashkisë Dropull, Panajot Lulo:

  • Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkisë sonë që iu ka skaduar karta e identitetit të vijnë të aplikojnë me lehtësinë më të madhe. Shërbimi do të kryhet në çdo kohë që do vijnë.

 Drejtori i Sistemeve Informatike, Vangjush Stavro,  

  • Jemi këtu bashkë me nënkryetarin e Bashkisë Dropull dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile ku inspektuam dhe situatën, edhe gjendjen e zyrave të Gjendjes Civile dhe zyrave të aplikimit. Çdo gjë është në rregull dhe me këtë rast duam t’ju bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve, për më tepër edhe emigratëve që të aplikojnë sa më shpejt për letërnjoftim ID e për pasaportë, për të përfituar çdo lloj shërbimi që mundësohet brenda Republikës së Shqipërisë, edhe për më tepër edhe për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

 Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj shprehet ,

Jemi në Bashkinë Dropull për t’ju bërë thirrje të gjithë banorëve të kësaj bashkie dhe jo vetëm. Vetëm pak minuta kohë nga koha e tyre të vijnë pranë zyrave të bashkisë, tek zyra e aplikimit dhe tek zyra e gjendjes civile për t’u pajisur me dokumentin e ri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›