Kardiokirurg Edvin Prifti kërkon heqjen e “arrestit me burg”

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti, i cili prej ditësh gjendet në “arrest me burg” pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ka ankimuar vendimin e gjykatës. Mjeku të cilit në zyrë dhe shtëpi ju gjetën sasi të mëdha parashë cash, 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë ka kërkuar shfuqizimi i kësaj mase sigurie dhe vendosja e masës detyrim paraqitje si dhe kthimin e sasisë monetare. Sipas avokatit ato nuk janë prova apo sende që lidhen me veprat penale për të cilat mjeku po hetohet. Sipas mjekut ato janë paratë e bashkëshortes nga një akt-marrëveshje shit-blerjeje. “Ti kthehen Enida Priftit të hollat e sekuestruara në çantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale, për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe diferenca eventuale, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë” shkruhet në kërkesën e siguruar.
Por sipas mediave, duket se gjendjen e mjekut e ka rënduar gjetja e në zyrën e tij e një liste me emrat e personave që janë operuar prej tij dhe shumat përkatëse që mendohet se ata janë paguar kundrejt kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjikale.
Kardiokirurg Edvin Prifti është nga mjekët më të njohur në Shqipëri ndaj dhe rasti i tij po ndiqet me vemendje nga opinioni.