Shkodër, nis llogaritja e dëmeve nga përmbytjet

Të premten nën ujë raportohen 3 400 hektarë tokë bujqësorë, 1 300 prej të cilave në njësinë Dajç. Me tërheqjen graduale të ujit ka nisur dhe llogaritja e dëmeve.
Këto ditë banorët po mbështeten me bazë ushqimore për bagëtitë. Vetëm të mërkurën sipas informacionit nga bashkia Shkodër, janë shpërndarë në fshatin Shirq 23 ton koncentrat, dhe në fshatin Dajç 17 ton koncentrat për familjet që mbarështojnë në blegtori. Por Sipas administratorit Darragjati përmbytja ka lënë pas dëme kolosale në ujesjellësa, infrastrukturën rrugore, bimë dekorative dhe tek bizneset e zonës.
Ndonëse situata është drejt përmirësimit ende shumë rrugë të brendshme të kësaj njësie kanë prezencë uji. Ndërkohë rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat vijon që të jetë e bllokuar.