Kavajë- Përplaset furgoni me pasagjerë me një mjet, vdes gruaja, 4 plagosen
Kavajë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në hyrje të Kavajës.
Një furgon me pasagjerë me targa të Tiranë është përplasur me një automjet me targa të Durrësit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar për një grua rreth të 50-ave të vdekur dhe katër të plagosur.
Ndërkaq edhe ambulancat janë nisur për në vendin ku ka ndodhur aksidenti për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit dhe ende nuk është identifikuar.
Hetimet kanë nisur dhe priten detaje të mëtejshme.