E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjykata regjistron ndryshimet e propozuara nga Lulzim Basha në statutin e PD

 Gjykata e Tiranës regjistroi këtë të premte ndryshimet statusore të propozuara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin e mbajtur më 17 korrik të vitit të shkuar.
Ndonëse Kuvendi i mbajt në mes të muajit korrik, Lulzim Basha i dërgoi ato në gjykatë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. 
Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Ndryshimet e Kuvendit kishin të bënin kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.
Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.
Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.
Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.
Vendimi vjen ndërsa pozitat e zotit Basha në PD janë tronditur ndjeshëm. Kjo pas PD u radhit e treta në zgjedhjet e parakoheshme lokale në gjashtë bashki të mbajtura në 6 mars. Kundërshtarët, por edhe përkrahësit e tij kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e zotit Basha nga kreu i partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›