E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doreheqja e Berluskonit nukmjafton per te qetesuar tregjet

ROME- Doreheqja e njoftuar e Silvio Berluskonit qe ka si qellim te shmange perhapjen e krizes se borxhit ne Itali i siguroi per nje kohe te shkurter tregjet qe rane serish menjehere per shkak te idese se tratativave te gjata politike ne Rome kur zona euro ndodhet ne mes te trazirave.

Pasi u hap pozitivisht Bursa e Milanos ra me me shume se 4 rreth ores 1015 GMT nga frika se doreheqja e ngadalte sipas termave te Corriere della Sera-s e Berluskonit do te ndodhe brenda nje periudhe luhatjesh aspak te pershtatshme per miratimin e masave jopopullore.

Po ashtu pasi u hap ne rritje Bursa e Parisit ra me 219 ajo e Frankfurtit me 204 e Londres me 137 e Madridit me 262 rreth ores 1018 GMT.
Interesi i obligacioneve italiane me maturim 10 vjecar i kaloi te 7 ne mesdite nje perqindje e vleresuar ne pergjithesi si e paperballueshme ne planin afatgjate nga financat e nje vendi nderkohe qe ato gjithashtu ishin shtendosur disi gjate nates duke gdhire e merkure sapo u mor vesh doreheqja e ardhshme e Silvio Berluskonit.

Kavalieri 75 vjec do te largohet me shume gjasa ne fund te nentorit pasi parlamenti te kete miratuar nje seri masash buxhetore dhe ekonomike qe i jane premtuar Bashkimit Evropian ne samitin e tij te fundit me 26 tetor.

Italia ka nevoje urgjente per nje qeveri te ciles ti referohen nenvizonte e perditshmja kryesore italiane Corriere della Sera.
Disa eksperte ishin te shqetesuar se Italia mund te bjere ne te metat e vjetra te se shkuares tratativa pa fund per krijimin e nje qeverie nderkohe qe zona euro eshte ne mes te stuhise me tregje gjithmone e me te shqetesuara per aftesine e saj per te rimbursuar borxhin e saj te madh prej 1 900 miliarde eurosh.
Sapo te largohet Berluskoni do te jete presidenti Giorgio Napolitano qe do te behet zot i lojes politike. Ai ka thene tashme se do te filloje konsultimet me te gjitha partite e shumices se djathte dhe te opozites se majte dhe te qendres qe mund te zgjasin nje jave.
Me pas tre skenare pervijohen ne horizont ose presidenti do te tentoje pisten e nje qeverie te re te qendres se djathte te zgjeruar me perfaqesues te qendres dhe te drejtuar per shembull nga krahu i djathte i Berluskonit Gianni Letta.
Ose do te jete pro nje qeverie te unitetit kombetar te mbeshtetur nga opozita dhe nje pjese e shumices se deritanishme dhe te kryesuar nga nje pesonalitet mbi partiak sipas shembullit te ish-komisionerit evropian Mario Monti.

Kjo eshte zgjidhja e preferuar e investitoreve qe urojne nje shumice parlamentare te fuqishme te afte te rimekembe financat italiane.
Ne mungese te krijimit te nje shumice Napolitano mund te shperndaje parlamentin dhe zgjedhjet duhet te organizohen ne nje afat prej 70 ditesh.
Sipas shtypit ai do te perpiqet ta shmange kete opsion duke vleresuar se vendi nuk mund tia lejoje vetes nje periudhe te gjate boshlleku institucional qe do te thellohej nga fushata elektorale.

Berluskoni militon nga ana e tij per zgjedhje qe ne janar ose shkurt sepse nuk shikon shumice alternative ndaj te tijes te bazuar ne aleancen mes partise se tij PDL dhe Liges se Veriut sic i deklaroi ai ekskluzivisht gazetes La Stampa.

Kavalieri perseriti gjithashtu se ne rast zgjedhjesh ai nuk do te jete me kandidati i qendres se djathte dhe nxori ne skene benjamimin e tij Angelino Alfano sekretar i pergjithshem i partise se tij PDL Populli i Lirise.

Ai eshte me te vertete i mire shume me teper nga sa mund te mendohet dhe lidershipi i tij eshte pranuar nga te gjithe ne PDL siguroi ai.
Ne menyre te cuditshme asnje gazete italiane e te merkures nuk fliste per fund te mbreterimit as per rrezim te Kavalierit qe mban rekordin e jetegjatesise ne pushtet pasluftes afro 10 vjet ne total qe prej vitit 1994.

Disa madje dyshojne edhe per premtimin e bere solemnisht nga Berluskoni perpara presidentit te Republikes qe fakt i pazakonte ky e shkroi e zeza mbi te bardhe ne nje komunikate zyrtare.

Per James Walston profesor i marredhenieve nderkombetare ne Universitetin amerikan te Romes Berluskoni ka mberritur ne piken ku duhet te largohet sepse nuk ka me mbeshtetje.

Kuota e popullaritetit te manjatit karizmatik ra ne tetor ne 22 ose ne nivelin e tij historik me te ulet e prekur edhe nga nje seri skandalesh seksuale dhe akuzash per korrupsion qe kane prekur sferat me te larta te PDL-se se Berluskonit.

Nje editorialist i La Stampa-s tallej te merkuren duke imagjinuar nje Itali pa B. e duke uruar qe ajo te jete me ne fund paksa e thinjur dhe e merzitshme dhe te kete nje regjim pa shaka dhe vulgaritete per tu bere nje demokraci e shendetshme dhe e kenaqur me veten e saj.
Burimi atsh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›