E Shtunë, 31 Tetor 2026

Millo Gjukanovici dorehiqet

Kryeministri i Malit te Zi Millo Gjukanovic beri sot te ditur terheqjen nga ky funksion.

Dua tju njoftoj qe kam marre vendim per te dhene doreheqje nga posti i kryeministrit ka thene Gjukanovici ne konferencen me gazetare.

Doreheqja behet jo nga presionet

Ai tha poashtu qe ne kete post do ta zevendesoje zevendesi aktual dhe minister i financave Igor Llukshic ndersa ai vete do te mbaje postin e kryetarit te Partise Demokrtaike te Socialisteve e cila eshte ne pushtet.

Ky vendim i imi nuk eshte i befasishem e as i pershpejtuar. Ai nuk eshte marre sic thone disa nga kurrfare presionesh te brendshme dhe as te jashtme tha Gjukanovici duke folur me pas per sukseset e Malit te Zi gjate qeverisjes se tij njezet vjecare.

Sot kur Mali i Zi eshte shtet stabil kur ka dale nga recesioni kur eshte bere kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe kur gjendet ne prag te antaresimit ne Nato jane krijuar kushtet per terheqjen time nga pushteti .

Gjukanovici pritet te ruaje mekanizma kontrolli

Perndryshe Millo Gjukanovici i cili ne skenen politike te Malit te Zi eshte qe nga viti 1991 eshte zgjedhur pese here per Kryeminister te kesaj republike dhe nje here per president te vendit. Ai postin e Kryeministrit e leshoi ne vitin 2006 kur Mali i Zi ne Referendum vendosi per pavaresine e tij dhe u shkeput nga Bashkesia me Serbine. Ne vitin 2008 ai perseri rikthehet ne vendin e kryeministrit .

Analiste te situatave politike thone se Gjukanovici per dy dekada rresht eshte figura politike dominante e cila praktikisht ka konservuar skenen e pergjithshme politike ne Mal te Zi .

Largimi i tij thone ata do te beje qe kjo situate te ndryshoje. Tregu politik eshte i hapur e ne kete treg te vjetrit e ndoshta ndonje pjesemarres i ri do te tentoje te plotesoje zbrazesine qe le ne skenen politike largimi i Gjukanovicit .

Gjithnje sipas analisteve me interes tani do te jete ajo se cfare do te ngjase ne Partine Demokratike te Socialisteve ne krye te se ciles do te mbese Gjukanovici. Ai edhe me tej do te kete mekanizma te caktuar kontrolli ne institucionet shoqerore thone ata.

Autor Vera Katana

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›