E Shtunë, 31 Tetor 2026

DR: Gruevski fajtor për Kishën në Kala

Demokracia e Re përmes një deklarate per shtyp reagon ndaj deklaratave të kryeministrit Nikolla Gruevski lidhur me ndërtimin e Kishës në Kalanë e Shkupit.
 

“Me deklaratën e Kryeministrit, Nikolla Gruevski, qartë kuptohet se ai dhe qeveria e tij qëndron prapa projekteve të cilat nxisin urretje fetare dhe etnike në vend, siç janë shumë projekte të “Shkupit 2014” e veçanërisht ai i kishës në Kalanë e Shkupit. Vet Kryeministri është i vetëdijshëm për këtë dhe jo rastësisht objektin e fundit ka vendosur ta ndërtojë në "ilegalitet" duke punuar natën dhe me këtë duke vërtetuar edhe më shumë dyshimet tona dhe të popullatës mbarë vendit se bëhet fjalë për një projekt me qëllim jo të mirë”, thuhet në reagimin e DR-së.
 

Kjo parti e porosit kryeministrin që të mos mundohet të kërkojë fajtorë për situatën e krijuar te askush tjetër, por vetëm te vetvetja dhe qeveria e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›