Shkumbini dhe Besa ndajne piket ne Peqin

Ndeshja e luajtur te henen ne Peqin mes skuadres vendase Shkumbini dhe Beses se Kavajes. ka qene takimi i fundit i javes se peste te Superliges Shqiptare. Nje barazim 2-2 me nga dy gola te shenuar per secilen skuader cka ndau mes Shkumbinit dhe Beses nga 1 pike. Kujtojme se Shkumbini ka humbur edhe nje penallti me fillimin e pjeses se dyte ne minuten e 48-te. Bardhesia e fillimit te lojes eshte prishur ne minuten e 6-te teksa sulmuesi peqinas Roland Dervishi ka realizuar per Shkumbinin. Nje nisje e mbare per bardhekaltrit qe kalojne ne epersi shume shpejt cka te linte te kuptoje se kavajasit do te pesonin nje humbje te thelle. Por nuk ka ndodhur keshtu sepse kavajasit kane arritur te mbahen fort madje te reagojne me vendosmeri derisa kane barazuar rezultatin me ane te Mihanit ne minuten e 27-te. Pjesa e pare do te regjistronte edhe nje gol tjeter per vendasit ne minuten e 41-te me ane te Veliajt. 45 minutat e para jane mbyllur me fitoren 2-1 te Shkumbinit duke e lene te hapur sfiden per pjesen e dyte ku ka nisur gjithcka me nje penallti te akorduar per peqinasit por te humbur nga Mancaku edhe per merite te portierit mik Edvan Bakaj qe ka pritur. Kjo i ka dekurajuar disi vendasit nderkohe qe u ka dhene zemer miqve qe shikojne dendur nga porta e Kotorrit ne perpjekje per te barazuar. Moment i lumtur per kavajasit qe ka ardhur ne minuten e 55-te teksa Cikalleshi ka shenuar ne kuadratin peqinas duke vulosur edhe barazimin perfundimtar sepse kjo ndeshje pavaresisht perpjekjeve te shumta te te dyja paleve per te gjetur golin e fitores. Ne kete menyre Shkumbini ben nje tjeter hap fals brenda ne shtepi ku tifozet peqinas prisnin fitoren ndersa Besa merr nje barazim morali ne Peqin ne nje fushe ku gjithnje ka hasur veshtiresi por edhe ka triumfuar duke dhene shenja rikthimi ne rrugen e ecurise pozitive. Tashme verdhezinjte kane 3 barazime ne 5 jave kampionat.