Dorëheqja e Spahiut,Topi: E drejtë e tij,e respektoj
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit tha se, dorëheqja e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu është një e drejtë e tij dhe si e tillë duhet respektuar.
Dorëheqjet janë individuale dhe duhen respektuar- është shprehur Topi.
Duke komentuar më tej, Presidenti tha se Spahiu e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, dhe ne duhet të respektojmë Gjykatën.
Mëngjesin e sotëm nëpërmjet një deklarate për shtyp, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu lajmëroi dorëheqjen e tij nga detyra.
Në deklaratën për mediat, Spahiu ka pranuar se per 4 vite eshte gjendur perballe presionit te pushtetit dhe ka njoftuar se sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese si i vetmi arbitër që të zgjidhë konfliktin mes dy pushteteve dhe për ti thënë stop veprimtarive antikushtetuese. Për ti hapur rrugë një vendimi të paanshëm, ai beri me dije se largohet nga detyra, duke garantuar se nuk kthehet edhe sikur vendimi të jetë në favor të tij.