Krim në familje në fshatin e izoluar nga dëbora
SHKODËR- Një krim brenda familjes është shënuar pasditen e sotme në fshatin Prekal të Shkodrës.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion lidhur me viktimën dhe detaje të tjera për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Prekali është një fshat që prej ditësh është izoluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndaj dhe marrja e informacioneve është e vështirë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të jepen më shumë detaje.