E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB, Ramës: Ne, nga vendet më të sigurta në BE

Fatmir Konja

TIRANE- Ministria e Brendshme deklaroi sot se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Bashkimin Evropian. Deklarata erdhi në përgjigje të thënieve të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama i cili në tryezën e sotme të opozitës, për sigurinë, u shpreh se shteti e ka humbur betejën me  krimin.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja tha se falë punës së policisë së shtetit, zbulueshmëria është në nivelet më të larta dhe se policia shqiptare vlerësohet si një partner i denjë, falë arritjeve domethënëse kundrejt veprimeve kriminale

Konja tha se kreu socialist, Edi Rama duhet ti jetë mirënjohës Policisë së Shtetit  për rikthimin  e dinjitetit të vendit, pas asaj gjendjeje në të cilën e la partia e tij.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, tha se Rama duhet të fshijë nga kultura e tij politike urrejtjen ndaj policisë, sepse ajo mbrojti rendin më 21 janar 2011.

Më herët kreu socialist tha se; Shifrat flasin atë që të gjithë e shohin, shteti e ka humbur betejen me krimin se policia ka rënë moralisht e profesionalisht, por edhe jeta po degradon prej papunësisë dhe degradimit të shërbimeve publike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›