Dorëheqja e Wulffit dëmton Merkelin

Kancelarja tani duhet të kujdeset që të gjejë një kandidat të ri për president, për të nxjerrë vendin nga kriza. Të premten në mëngjes, kancelarja Merkel u detyrua të anulojë udhëtimin e saj në Itali, ku do të takohej me kryeministrin Mario Monti. Tani duhet të kërkojë një kandidat tjetër për president, ndërkohë që për tejkalimin e krizës së euros kërkohet një vëmendje dhe përkushtim i madh.
Për Merkelin zgjedhja e presidentit të ri paraqet edhe një matje forcash politike brenda vendit. Presidenti i Gjermanisë zgjidhet nga Asambleja Federale, e cila përbëhet nga Bundestagu dhe Këshilli Federal.
Ai duhet të nënshkruajë të gjitha ligjet e miratuara në parlament, para futjes së tyre në fuqi. Në rast se nuk i nënshkruan ligjet nuk mund të hyjnë në fuqi.
Prandaj është e natyrshme që kancelarja është e interesuar që në këtë post të zgjidhet një person i afërt me politikën e saj. Kandidati duhet të ketë mbështetjen e koalicionit qeveritar, të përbërë nga liberalët dhe unioni CDU/CSU.