E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emisari kinez takon Assadin

Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Zhai Jun, ndodhet në Damask, ku u takua me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Kina i ka vënë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për dorëheqjen e Assadit, ndërsa pak ditë më parë ka kundërshtuar edhe rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila, megjithatë, është miratuar.

Para arritjes në Siri, Zhai ka thënë se do të bëjë përpjekje për të luajtur një “rol pozitiv”.

“Do të takoj liderët sirianë dhe do të përpiqem të kontribuoj për gjetjen e një zgjidhjeje të duhur të krizës në Siri”, ka thënë Zhai.

Ndërkohë, aktivistët kanë bërë të ditur se forcat e sigurisë kanë bombarduar sërish Homsin, epiqendrën e rezistencës kundër Assadit.

Siria është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad që nga marsi i vitit të kaluar. Nga ajo kohë, në trazira kanë humbur jetën mijëra njerëz.

Gjatë fundjavës, mijëra sirianë kanë sfiduar shtypjen e pamëshirshme dhe të përgjakshme të qeverisë së tyre, duke organizuar qindra protestave publike në qytetet në mbarë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›