E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dorëheqja e dy ministrave, Kryeministri Johnson në luftë për mbijetesë politike

Kryeministri britanik Boris Johnson po lufton për mbijetesë politike pasi dy prej ministrave të kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqjen.

Kancelari Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid dhanë dorëheqjen brenda 10 minutash nga njëri-tjetri, të ndjekur nga një mori ministrash dhe ndihmësish të rinj.  Ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike por në letrën e dorëheqjes adresuan mjaft kritika ndaj qeverisjes së Johnson-it.

Siç raporton BBC, Johnson e bëri të qartë se planifikonte të qëndronte në qeveri teksa po ‘riformaton’ kabinetin pas dorëheqjes së disa prej ministrave. Johnson emëroi Nadhim Zahawi si kancelar të ri, ndërsa shefi i kabinetit të kryeministrit, Steve Barclay, është bërë sekretar i shëndetësisë. Kritikët thanë se kishte “mbaruar” për kryeministrin, ndërsa laburistët thanë se partia që ai drejtonte ishte e korruptuar.

Johnson po përballet me krizën më serioze të lidershipit të kryeministrisë së tij deri më tani, ndërsa sot (6 korrik) do të vihet nën presion pasi do përballet me deputetët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›