Vrau gazetaren në Maltë, vrasësi me pagesë: Ta dija kush ishte do kërkoja më shumë para

Një nga të akuzuarit për shpërthimin e makinës bombë që vrau gazetaren malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin dhe tha se do të kishte kërkuar një tarifë më të madhe për vrasjen nëse do të dinte më shumë për të.
George Degiorgio, i cili së bashku me vëllain e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër janë akuzuar për vrasjen e gazetares në Maltë në tetor 2017.
“Po ta dija kush ishte, do të kisha marrë 10 milionë, jo 150,000. Për mua ishte thjesht biznes. Po. Biznes si zakonisht. Sigurisht që më vjen keq, por biznes”, tha ai.
Pranimi i krimit nga Degiorgio erdhi pas disa përpjekjeve nga avokatët e tij për të ulur dënimin duke e kthyer në një dëshmitar të drejtësisë.
Gazetarja e vrarë Caruana Galizia investigonte korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes në Maltë.
Gazetarja e vrarë
/rtsh.al/