Sulmi më 4 korrik, flamuri amerikan ulet në gjysmështizë, në nderim të viktimave

Presidenti Joe Biden ka urdhëruar që flamuri amerikan të ulet në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesa të tjera qeveritare pas të shtënave me armë në Ditën e Pavarësisë 4 korrik 2022, në Highland Park, Illinois, ku mbetën të vrarë 6 persona dhe u plagosën 31 të tjerë, raporton BBC.
“Në shenjë respekti për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës me armë të kryera në Ditën e Pavarësisë sonë, 4 korrik 2022, në Highland Park, Illinois, nga autoriteti që më është dhënë si President i Shteteve të Bashkuara nga Kushtetuta dhe Ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urdhëroj që flamuri i Shteteve të Bashkuara të jetë në gjysmë shtizë”, thuhet në deklaratën e presidentit.
Flamujt do të valëviten gjysmështizë deri më 9 korrik.
/rtsh.al/