Doreheqja, menjehere pas shpalljes nga Patozi
Ne momentin qe mazhoranca vendosi te shpalle si kandidature zyrtare emrin e Bujar Nishanit, ministri i Brendshem dhe ka nisur procedurat per doreheqjen e tij nga funksionet qe ka ne Ekzekutiv. Zyrtarizimi i kandidatures se Nishanit u be nga kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, pas largimit nga gara per president te kandidatit Artan Hoxha. Mesohet se ne zbatim te ligjeve, Bujar Nishani i ka dorezuar kryeministrit Sali Berisha doreheqjen e tij nga posti ne kabinetin qeveritar. Kerkesa i eshte dorezuar Sekretarit te Pergjithshem te Kryeministrise, Gjergj Lezhja, dhe eshte protokolluar ne kryeministri. Ne kete menyre, procesi i votimit te Nishanit si kandidat per kreun e shtetit eshte bere pas momentit qe ai ka dhene doreheqjen nga funksioni Ekzekutiv qe ka ne kabinetin qeveritar.