E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme me bomba në Irak, 35 të vdekur

Irak- Rreth 35 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa sulmeve me bomba në Irak.

BBC bën me dije se sulmi i parë ka qenë në Hila, ku një makinë me eksploziv ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave dhe plagosi 7 të tjerë.Ndërsa vetëm pak kohë më pas ndodhi një tjetër sulm ku u vranë 7 persona të tjerë.

Gjithashtu sulme ka patur edhe në Bagdat ku janë vrarë dhjetra pelegrinë Shia nga një sulm me 7 bomba.
Sulmet ndaj pelegrinëve kanë qenë të shumtë pasi vetëm pak ditë mëparë u vranë 4 prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›